Lidhu me ne

Aktualitet

Ku i blejnë domatet këta të mëdhenjtë?  

Këto dy ditë u publikua një investigim i Fiks Fare për atë që ndodh në fushat bujqësore të Lushnjes dhe Beratit, prej nga ku vijnë disa ushqime në tryezën tonë. Ngjyrosje, hormone, përdoren pa kriter. Dhe në fund edhe dollia e fermerit që po fliste pa e ditur se po regjistrohej: Unë fëmijëve të mi nuk u jap as domate, as shalqi.
Ndërkohë fëmijët tanë po i hanë këto domate dhe shalqi dhe teksa të gjithë përpiqen të rrëmojnë tregun për të gjetur ndonjë gjë të hajrit, na del ky zanat I fermerëve kriminelë që na dëshmon se inteligjenca e jetës na qenka strehuar në fusha. Sigurisht që edhe në kushte ideale, ai që jeton në fshat, me natyrën dhe tokën, ushqehet më mirë, merr ajër më të mirë. Por nuk po kërkon kush këtë. Po kërkohet një minimum garancie se ne nuk po helmojmë me duart tona fëmijët. Dhe ky është rasti I disatë që del si pjesa e radhës e atij serialit horror që fshihet në atë që fusim në gojë çdo ditë.
Pa marrë përsipër të gjykojmë nëse kjo që pamë është e vërtetë apo jo, se situata e përgjithshme është kështu apo ashtu, pasi këto do tëë duhet të zbardhen nga autoritetet, sërish ankthi dhe pasiguria ekziston. Mosbesimi tek institucionet shqiptare është i madh, institucione që janë memece apo ndryshojnë variantet sipas urdhërit të shefit edhe në rastin e miellit, edhe në atë të importit të pulave, edhe në këtë që ndodh me prodhimet bujqësore. Njeriu rri dhe shikon lajmet dhe pyet: Pse duhet të raportohet në media fillimisht një gjë e tillë? Pse me bukën nuk ka një standardizim, por tolerohet pesha e ulët, mashtrimi me të etj.?
Këshillat janë që të mos blihen produkte blegtorale në rrugë, jashtë kushteve frigoferike, por kush na siguron se ato që shiten në dyqan janë të sigurta? AKU-ja dhe autoritetet e tjera që presin median se mos nxjerr ndonjë gjë? E mira e kësaj pune është se deri më tani MInistria e Bujqësisë, e me të edhe qeveria, nuk e quan këtë baltë, as raportim nga kazani. Dhe kjo sepse I djëg miza nën kësulë. E dinë shumë mirë se çfarë lënë të kalojë në treg.
Ky është rasti që bujqësia për të cilën kjo qeveri, por edhe ajo para saj, krenohej shumë, të jetë pjesë kryesore e programeve dhe debatit. Këtu nuk po flasim për të hyrë në hollësi të kultivimit, por për ushqimin dhe sigurinë e tij. Janë tema që në botë merren shumë seriozisht. Koha kur shqiptarët mund ta shtynin ditën me fara luledielli, dy ullin dhe një dopio raki është pak demode tani, ndaj kërkohet më shumë. Do të duhej që ata që sot përgjigjen për politikat e bujqësisë të kishin folur, edhe në fushatë. Se nuk është jashtë trendit të thuash që për sigurinë ushqimore do të bëjmë këtë e do bëjmë atë, do ndërhyhet këtu apo aty. Kuptohet pa konçesion.
Produkti bujqësor hyn në treg nën çertifikimin e shtetit dhe ndaj llogaria shkon drejt autoriteteve, qeverisë, e cila sot edhe pse drejtohet nga të gjithë, as që kujtohet të thotë dy fjalë. Patjetër që po bëjnë politikë të madhe, politikën e vënies së veshit në dispozicion të diplomatit të radhës. Të paktën të na thonë edhe neve, të na thotë kryeministri që është i pari i punës: Ku i ble domatet që të shkojmë edhe ne t’i blejmë të sigurtë?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook