Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet, Maksim Kona: Planet e mia për Bashkinë e Kavajës

Zgjedhjet, Maksim Kona: Planet e mia për Bashkinë e KavajësMaksim Kona
Maksim Kona, inxhinieri 59 vjeçar, kandidati i LSI-së për Bashkinë e Kavajës, tregon gjatë një interviste, planin e tij për qytetin e Kavajës.
Zoti Kona, që prej vitesh punon mes Shqipërisë dhe Italisë, flet për zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit, ç’ka do të tërheqë më shumë turistë e do të përmirësojë ekonominë e banorëve të Kavajës. Ai shprehet se po lufton të marrë votën e qytetarëve të thjeshtë që për vite me radhë është mashtruar me premtime boshe.
Më poshtë janë disa nga pjesët kryesore të intervistës:
Flitet se keni realizuar një port turistik me paratë e Bashkisë. Ç’do të thotë kjo?
Unë do të dëshiroja që të ishte i tille, port turistik, por për fat të keq është vetëm një kanal i vogël ku mund të ankorohen ato pak varka turistike apo të peshkimit që janë në qarkullim sot, me një shëtitore me rrugë biçikletash që arrin qytetin. Por rreth portit, në qoftë se unë do të  zgjidhem kryetar bashkie,  do të realizoj  një zonë industriale të arritshme nga uji për të implementuar kantiere detare të mirëmbajtjes dhe për aktivitete të tjera të lidhura me lundrimin, peshkimin dhe shëtitjet me varkë. Kjo do t’i japë vlerën shërbimeve dhe strukturës për turizmin e plazhit. Sot ne kemi kaq shumë hotele që ofrojnë vetëm plazh, por për të tërhequr më shumë turistë duhet bërë më shumë.
Përveç portit kanal dhe shëtitoreve, çfarë do të bëni ju tjetër  për zhvillimin e turizmit?
Projektet janë të shumta: duhet të përmirësojmë mikëpritjen, standardet dhe cilësinë e hoteleve, dhe në këtë rast Bashkia mund të japë shumë, duke filluar me realizimin ose ndërtimin e një shkolle profesionale për turizmin, kështu që, kush punon në turizëm gjatë verës mund të përmirësohet gjatë dimrit. Pastaj duhet të krijojmë një plan pune për gjërat që duhen bërë gjatë dhe pas mbarimit të plazhit ose sezonit për ta zgjatur sa më shumë sezonin dhe për te ofruar ato shërbime për të cilat  tregu ka nevojë. Për shembull  njerëzit e moshës së mesme ose të moshuarit nuk duan diskoteka, por kanë nevojë për të tjera shërbime dhe ne mund të shfrytëzojmë vlerat kulturore të territorit, duke ofruar mundësi të tilla si vizita në muze dhe ekspozita mbi luftën e Durrësit midis Cezarit dhe Pompeos, mbi rrugën Egnatia, mbi prodhimet më të mira të produkteve bujqësore të tokës sonë.
Askush nuk e di që nga gjiri i Durrësit mbërriten ne Romën e lashtë dhe nga aty në gjysmën e botës, edhe kalemat e hardhive më të mira të verës. Sot, në kodrinat e Kavajës, ka kantina me vreshta të bukura të cilat prodhojne verë tejet cilesore. Nëse i çojme turistët t’i prekin këto vende, kjo do t’i vinte në ndihmë jo vetëm kantinave, por edhe hoteleve aty afër. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për prodhimet bujqësore tradicionale të zonës sonë.
Por sezoni turistik në Shqipëri është shumë i shkurtër…
Për këtë bashkia mund të bindë hoteleritë që të ofrojnë kushte të pershtatshme, duke i ofruar atyre një qendër të veçantë për të kryer rezervime, si dhe duke organizuar fushata të gjera promocionale në tregjet e Europës Veriore, të cilat kanë më shumë nevojë për diell dhe për det. Kjo nuk mund të realizohet menjëherë e aq më pak nëse produkti për shitje nuk do të ruante  raportin midis cilësisë dhe çminit. Kjo do të jetë dhe detyra e bashkisë me mua si kryetar. Ndikim ka edhe infrastruktura rrugore. Një rrugë e re nga Tirana, e studiuar, e cila kalon nëpërmjet Kasharit, do të shkurtonte distancën midis Kavajës dhe Tiranës, ku jetojnë pothuajse një milion njerëz. Ndikim ka gjithashtu edhe në distancën nga Kosova, duke stimuluar qëndrimet e shkurtra dhe vizitat ditore.  I takon kryetarit të vërë në lëvizje deputetët e zonës dhe qeverinë për të realizuar këtë vepër që do të jetë e dobishme për të gjithë shqiptarët, sepse do të shmangte gjithashtu kalimin nga Durrësi dhe Golemi, që sot është një pikë problematike për këdo që udhëton drejt Jugut.
Gjysma e votuesve të Kavajës jetojnë me bujqësi, çfarë do të bësh për ta?
Nuk është nevoja për një ekspert të bujqësisë për të kuptuar që problemet kryesore këtu janë dy: ai financiar dhe komercial. Që nga fillimet e tranzicionit në Shqipëri në zonën tonë janë shpenzuar shumë lekë për një sistem vaditjeje që nuk ka funksionuar kurrë dhe kjo është një gjë për inxhinierë si unë. Mjafton të bësh projekte dhe vepra mbi bazen e objektivave të qarta, ndërsa deri tani janë shpenzuar lekë vetëm për të bërë prokurimet, fundja paguante  Banka Botërore.
Problemet komerciale janë më të ngatërruara, por Bashkia me kompetencen e saj të re, në një territor më të gjerë, mundet dhe duhet të ndërtojë një sistem me një pikë grumbullimi ose një pikë të caktuar të prodhimeve bujqësore, në Luz ose në Synej, varet se ku do të gjejmë kushtet më të mira, që të bëjë përpunimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore, duke kontribuar në të njëjtën kohë në favor  të prodhimeve.
Në Itali kam mundur të studioj sistemin e kooperativave të fermerëve të periudhes midis dy luftërave botërore dhe është pikerisht kjo ajo që i nevojitet Shqipërisë. Bashkia e Kavajës mund të bëhet promovuesi i një risie e cila më vonë mund t’u vlejë edhe të tjerëve.
Nuk do të jenë kooperativat komuniste dhe as loja e një spekuluesi që luan me çmimet, ashtu si shpesh herë ndodh edhe tani. Duhet më shumë përgjegjshmëri dhe rregulla, bashkia mundet dhe duhet t’i bëjë ato të respektohen. Bujqësia kërkon të kesh njohuri, për të nxjerre prodhime të reja ose për të shmangur përdorimin e produkteve kimike të dëmshme, për të cilat shpesh fermerët tanë nuk kanë informacionin e duhur. Duhet të jetë Bashkia ajo që duhet të krijojë një shkollë profesionale për t’i dhënë fëmijëve të fshatarëve të sotëm, që do të duan të realizojnë prodhime nga pronat e familjes, kompetencat që nevojiten për një bujqësi intensive, biologjike dhe moderne, në të cilën prodhimet kanë një vlerë të shtuar më të madhe. Kështu, në 2020, injoranca ose padituria janë të papranueshme.
Domethënë, është fjala për shkollim e trajnim në çdo sektor, të gjithë duhet të shkojnë në shkollë?
Shkolla është dija dhe për sa më takon, janë mjetet me të cilat kam ardhur deri këtu. Nëse unë sot jam këtu duke diskutuar për politikën, është pikërisht për këtë arsye. Nuk dua të luaj rolin e mësuesit, edhe pse për shumë lëndë të ndryshme të Inxhinierisë mundem akoma ta bëj, por unë në Itali kam kuptuar që padituria, arroganca dhe dhuna nuk mund të jenë më e vetmja mënyrë për të jetuar dhe për të mbajtur familjen. Prandaj duhet të kesh dije, përvojë dhe respekt për të tjerët dhe për rregullat, si për ato teknike ashtu edhe për ato te kesaj shoqërie komplekse më të cilën duhet të perballemi sot.
Në Shqipëri këtë duhet ta bëjë qeveria dhe ajo këtë nuk arrin ta bejë por unë, mbas kaq shumë vitesh në Itali kam vendosur së dua të jetoj në Kavajë. Atëherë këtë mundet dhe duhet ta bëjë Bashkia me mua në krye. Për këtë Bashkia e Kavajës duhet të bëhet shtëpia e të gjithëve, vendi ku njerëzit marrin përgjigje për shqetësimet e tyre, edhe pse ka rregulla që duhen respektuar dhe jo të jetë më një vend ku një arrogant i veshur me pushtet i lejon vetes të përfitojë dhe të abuzojë me pronën publike.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook