Lidhu me ne

Aktualitet

Ik me dinjitet!

Profesor Përparim Kabo ka një mesazh për Lulzim Bashën/Ik me dinjitet!
Janë numëruar 90% e kutive të votimit dhe rezultatet deri më tani nxjerrin PS në një fitore historike dhe Republikën e Re të Lulzim Bashës në humbjen më të madhe në 27 vite demokraci.
Këtë humbje të Lulzim Bashës e ka komentuar edhe profesori, Përparim Kabo, i cili duke i kujtuar Bashës të gjitha dështimet e tij ndër vite, i ka dhënë edhe një mesazh publik këtij të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kabo shkruan se lider pa beteja të fituara nuk ka, prandaj i kërkon Bashës që, përtej humbjes, të ruajë dinjitetin dhe të ikë.
Postimi i plotë:
Një histori me kontraste të fuqishme dhe një fund… Zoti Lulëzim Basha e nisi me Rrugën e Kombit një investim tejet serioz në të gjithë drejtimet por po atje KLSH e paditi për abuzime që u mbyllën në Gjykatën e Lartë jo me gjykim në themel, por me marifet të procedurës dhe çështja mbeti pezull(një nga argumentet që ia thanë Bashës ata që e shpunë te marrëveshja e 18 majit)…në Ministrinë e Jashtëme kontribove për pranimin në NATO…por realizove marrëveshjen e detit që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese…Në Ministrinë e Brendëshme…realizove lëvizjen pa viza por në atë dikaster në drejtim t’ndodhi 21 janari…me katër viktima…Të gjitha proceset gjyqësore i ka humbur…Humbe me General Electric në anullimin e hekurudhes me tren elektrik Tirane-Durres-Rinas dhe paguam 10 milion $…penalitet, prishe mbikalimin te Zogu i Zi dhe e humbi çeshtjen në Gjykatën Kushtetuese… Marrëveshja për detin e humbët në Gjykatën Kushtetuese…shtyt me procedurë vetëm atë të rrugës së kombit…edhe çështja e 21 janarit është humbur deri në Strasburg…Dhe ju zoti Basha thoshit jam Jurist…jeni se mohoj, por jeni një humbës i madh….Kur fituat zgjedhjet bashkiake në atë mënyrë të paligjshme dhe shemtuar… ju shkruajta një letër të hapur dhe Ju paralajmërova se një ditë ata që po ju ngrenë do t’Ju rrëzojnë keqas…duhet ta kishe dëgjuar atë këshillë…! Ajo fitore e paqene ju futi në një histori të reme…! Leader pa beteja të fituara nuk ka…tani mendo e bëj atë që duhet por me mendje të ftohtë…se paku mos humb dinjitetin!/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook