Jep dorëheqjen kryetari i partisë që humbi zgjedhjet me 25 qershor ndërsa Basha jo
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ, partia SFIDA, doli nga zgjedhjet e 25 qershorit me 3.504 vota, vota këto që nuk i siguruan as një mandat për të hyrë në parlament.
Kreu i saj, Gjergj Bojaxhi, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me këtë rezultat, duke uruar fituesin, pra PS, ai ka lajmëruar edhe doreheqjen nga kreu i partise, duke mbajtur përgjegjësinë për këtë rezultat.
REAGIMI I GJERGJ BOJAXHI:
Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA.
Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.
Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu