Kryesore
Tabela/ Sa vota morën në total partitë politike në zgjedhjet e qershorit 2017?

FOTO/ Dështimi në zgjedhje, ja sa vota ka marrë partia e ish-presidentit dhe …
Zgjedhjet e 25 qershorit faktuan edhe një të vërtetë të madhe, shfryrjen e disa partive që më shumë janë mediatike sesa reale në terren. Bëhet fjalë për FRD-në e Bamir Topit, e krijuar nga disa figura të larguara nga PD-ja.
Gjithashtu edhe Sfida e drejtuar nga Gjergj Bojaxhi, që në zgjedhjet lokale mori disa mijëra vota, këtë herë ka dështuar duke marrë pak më shumë se 3500 vota në të gjithë Shqipërinë.
Ndërsa FRD-ja e Bamir Topit ka shkuar tek 5 mijë votat, e duke mos marrë asnjë më tepër.
E vetmja parti e re që mori vota ishte Libra e Ben Blushit që mblodhi 19664 vota, por që nuk nxori asnjë deputet. Këtë herë Kuvendi nuk do ta ketë Ben Blushin, e larguar nga PS-ja, pak më shumë se 1 vit më parë.


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu