Një tjetër ish-deputet i PD del publikisht kundër Bashës/ Paralajmëron humbje më të madhe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka dalë publikisht kundër kreut demokrat, Lulzim Basha, duke theksuar se ai shkeli statutin e PD.
Cara ka kundërshtuar vendimin e dy nënkryetarve të PD, Edi Paloka e Edmond Spaho për shpalljen e zgjedhjeve më 22 korrik. Cara shprehet se vendimi është në shkelje të statutit të PD dhe i gjen kandidatët të papërgatitur.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai thekson se Lulzim Basha nuk mund të jetë fjatori i vetëm për humbjen. Sa i përket gabimeve të Bashës në krye të PD, Cara e vendos theksin te komunikimi arrogant me strukturat.
Cara: Nuk ka asnjë nen, asnjë gërmë, asnjë pikë të statutit ku parashikohet ngrirja e kryetarit dhe aq më tepër ngrirja është një fjalë qesharake, Pyetja është kush e ngriu? Ngriu vetë Basha?! Po sikur ti teket të shkrijë vetëm pas një orë? Basha në 4vitet e tij nuk diti të bënte qartë dallimin mes PS dhe LSI. Ka tre vjet e gjysmë që i shkelte syrin LSI. Bëri një gabim fatal që nuk hyri në procesin e ndarjes territoriale.
Theksin, Cara e vendos te dorëheqja e Bashës, veprim që e ka bërë më parë Berisha, në këtë mënyrë sipas tij do të ketë ketë kushte të barabarta në garë
Cara: Të jesh kokëfortë dhe mos lejosh as garën e brendshme do të thotë të marrësh peng këtë parti. Nëse demokratët do ta votojnë le të hyjë në një garë të ndershme. Por morali e do të bëjë të paktën atë që bëri Berisha.
Nëse nuk ka gare të ndershme, përfundoi Cara, humbja për Partinë Demokratike do të jetë më e madhe se humbja e 200 mijë votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu