Lidhu me ne

Kryesore

‘Deutsche Welle’/ Spastrimet e Bashës shkatërruan votuesin besnik të PD-së

Ringritje përmes bashkimit apo copëtim? Humbja e thellë e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit është shkak debatesh të forta në Shqipëri.
200 mijë vota të humbura nga elektorati i djathtë dhe 14 mandate të munguara deputetësh në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Këto janë shifrat që tregojnë saktë humbjen e thellë të PD në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara dy javë më parë, më 25 qershor. Heqja nga lista e kandidatëve për deputetë të kritikëve të kryetarit Basha, njëherazi edhe figurave kryesore të PD në 20 vitet e fundit, dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj, të panjohur, duket se rezultoi “boomerang” për PD: ajo humbi 10% të votave të elektoratit të saj besnik.
Zgjedhjet e 22 korrikut
Duket se largimi i figurave të tilla ngjalli pakënaqësi të madhe dhe dyshime për përfitime personale nga Basha, nëse kihet parasysh se këto figura nuk janë më në forumet drejtuese të PD. Ky “spastrim i kritikuesve” ka ndodhur jo larg nga 22 korriku, data kur këtë muaj do të votohet për kryetarin e ri te PD.  Ajo që pritej nga opinioni publik dhe kritikuesit e Bashës ishte dorëheqja e Bashës, nga posti i kryetarit dhe nëse do të futej në garë të ishte i barabartë mes të barabartëve. Por Basha nuk ndoqi precedentin e liderit historik dhe mbështetësit të tij, Sali Barisha, i cili dha dorëheqjen kur PD humbi zgjedhjet në 2013, pas 8 vitesh në pushtet. Ai nuk dha dorëheqjen edhe pse kritikët e tij ia kërkuan këtë me forcë.
Basha po garon për një mandat të dytë kryetari, me mbështetjen e të sapoardhurve në PD dhe një pjese të mirë të “të vjetërve”, të zgjedhur deputetë në Parlamentin e ri. Në fushatën që ka nisur ai garon si kryetar i PD, i vetëngrirë nga funksionet drejtuese. Ish- kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tani anëtare e thjeshtë e PD, e cilëson garën ” false, jo legjitime, të manipuluar, të pabarabartë”.  Basha ka përballë vetëm një kandidat për kryetar: Eduard Selamin, anëtar i PD, ish kryetar i saj, i rikthyer pas 18 vitesh nga SHBA, pas largimit/dëbimit nga PD për mosmarrveshje parimore me Berishën.
 Rezultat i paracaktuar – asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë
Astrit Patozi, ish-nënkryetar i  PD, ish-deputet dhe një nga zërat më kritikë ndaj Bashës, thotë për DW se “dorëheqja në rast humbjeje të zgjedhjeve për kryetarin e një force të madhe politike si PD është një standard i botës demokratike, një ligjësi politike, aq më tepër kur humbja e PD është një humbje katastrofike.
Mosdorëheqja e Bashës, si një akt individual, është një mungesë e jashtëzakonshme përgjegjësie”, sipas tij. Patozi thekson se ai vetë hoqi dorë nga kandidimi për kryetar të PD pasi Basha nuk pranoi të vendoste rregulla “që garantonin paanshmërinë  dhe mosndikimin në garë.”
“Jemi në një garë farsë të zgjedhjes së kryetarit të PD, pasi rezultati është i paracaktuar. Eduard Selami i shërben Bashës për të legjitimuar një proces që nuk është legjitim. Jemi në një situatë shumë të rëndë në PD” thotë Astrit Patozi.
A mund të ringrihet PD si opozitë e fortë dhe në shërbim të progresit të Shqipërisë?
Kjo situatë e opozitës, e karakterizuar nga përçarja dhe mosbesimi, vjen kur në në Shqipëri ka një maxhorancë të majtë parlamentare, shumë të fuqishme, me 74 mandate deputetësh në një parlament me gjithsej 140 vende. Për më tepër kur në Parlamentin e ri duhen miratuar ndryshime kushtetuese që lidhen me reformën në drejtësi dhe reforma të tjera të mëdha me 3/5 e votave ose me 94 vota.
PD, pas humbjes së thellë do t’i duhet të ngrihet nga hiri për të qënë një opozitë e fortë, e pjekur dhe në shërbim të progresit të Shqipërisë, në thelb të të cilit është ecuria pozitive në procesin e hyrjes në BE. Por Patozi ka dyshime. “Kjo vështirë se ndodh. PD nën drejtimin e Bashës nuk bëri dot opozitë të fortë kur koalicioni i majtë qeverisës, PS-LSI, pati të çara për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre. Tani, PD duhet të përballet me një qeveri të re solide, me një timonier të vetëm, Edi Ramën. Kemi dalë të copëtuar nga zgjedhjet. Basha prodhoi humbjen, ai do t’i çojë edhe më keq rezultatet e PD në zgjedhjet lokale që vijnë pas 2 vitesh madje nëse mbetet kryetar i PD edhe në zgjedhjete e ardhshme parlamentare më 2021,” thotë Patozi.
 Bashkim para rrezikut real të shpërbërjes
Në Shqipëri nuk është sekret që Basha ka gëzuar mbështetjen e Berishës. Po kështu që ka qënë një nga ministrat më të privilegjuar të kabineteve Berisha, gjatë pushtetit 8 vjeçar të PD, 2005-2013 dhe që në zgjedhjet lokale të vitit 2010 fitoi bashkinë e Tiranës me rregulla loje të ndryshuara gjatë procesit elektoral. “Nuk e di nëse e gëzon ende mbështetjen e Berishës, që deri tani ka qënë e dukshme. Nëse e gëzon ende, atëherë kjo nuk është problem i Bashës por i Berishës. Tani për tani Berisha është shumë i tërhequr, nuk e di nëse do të kthehet të jetë aktiv në zhvillimet e brendshme të PD„ thotë Astrit Patozi për DW.
Por Berisha e luajti rolin e liderit historik, kur ditë më parë me autoritetin e tij absolut ne PD bëri thirrje për bashkim dhe jo përçarje, për dëgjim të mendimit ndryshe dhe jo përjashtim. Por kjo nuk duket e lehtë përballë pakënaqësisë së figurave historike të PD, të lëna jashtë listës së kandidatëve për deputetë dhe mbështetësve të tyre të shumtë. Analistë të pavarur të Tiranës nuk përjashtojnë skenarin më të keq për PD- tkurrjen e saj nga humbja e elektoratit dhe e ilustrojnë këtë opsion me atë që i ndodhi partisë së majtë PASOK në Greqi.
Nevoja për opozitë të fortë?
Shpresa që kjo të mos ndodhë ka në horizont edhe rrezikun e copëtimit, ndarjes së PD, gjë që e ka shoqëruar gjatë gjithë historisë së saj 27 vjeçare. „Shpresoj ende në reagimin e demokratëve që nuk do ta lejojnë Bashën të uzurpojë një mandat të dytë pas humbjes së thellë. Por nëse kjo mund të mos ndodhë besoj tek reagimi i elektoratit të djathtë, për të gjetur një mundësi tjetër, për t’iu përgjigjur nevojës emergjente që ka Shqipëria për një opozitë të djathtë, të fortë. Tani për tani, po synojmë që t‘i ndryshojmë gjërat për mirë duke qënë brenda PD. Ne shpresojmë që ta ngrejmë, ta rindërtojmë PD. Nëse kjo nuk bëhet do të shikojmë hapa të tjerë.” thotë Astrit Patozi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook