Lidhu me ne

Kryesore

Selami: Basha u refuzua nga shqiptarët. Më ofroi postin e nënkryetarit

Fushatën për postin e kryetarit të PD, kandidati Eduard Selami e vijoi në Patos, Mallkastër, Roskovec dhe Lushnje.
Duke analizuar shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 Qershorit, Selami tha se humbja e ka zanafillën më të hershme dhe së fundmi pati shmangie të konsiderueshme nga sistemi i vlerave, meritokracisë, konkurencës  dhe rregullave brenda partisë.
“Demokratët janë qytetarë të angazhuar por ata u shpërfillën dhe nuk u dëgjuan. Ne duhet t’i kthejmë njëri-tjetrit besimin, duhet t’i kthehemi vlerave të lirisë, e më pas tia rikthejmë ato, të gjithë shqiptarëve”, tha zoti Selami.
Sipas tij humbja në 25 Qershor ishte refuzim i shpiptarëve ndaj lidershipit të Bashës.
“Ne duheti t’i rikthejmë demokracinë e brendshme PD-së, funksionimin demokratik, dhe duhet që të prezantojmë brenda forcës sonë politike një frymë të re, e cila duhet të inspirojë jo vetëm demokratët, por dhe të përcillet për gjithë Shqipërinë. Ne duhet të rrezatojmë shpresë për shqiptarët. PD që në vitin 92 ka qenë forca më promotore e zhvillimit dhe ajo duhet  të kthehet alternativa më e mirë për progresin e shqiptarëve”.
Kandidati Selami tha se së bashku me demokratët, seksionet dhe anëtarësinë do të punojë me një platformë bashkimi dhe jo përcarje, për të kthyer besimin te PD dhe te vlerat e demokracisë.
“Një anëtar një votë, me këtë rrugë do të zgjidhet cdo përfaqësues karriere në parti dhe në pushtetin e të gjitha niveleve, Parlament, ministra, bashki dhe në çdo perfaqësim pushteti. Po të më votoni, secili prej jush do te jetë pjesë e vendimmarjes në respekt të frymës së fushatës për postin e kryetarit të PD”, tha Selami.
Selami ka treguar se katër vite më parë Lulzim Basha i ka propozuar postin e nënkryetarit të partisë, por ai e ka refuzuar. I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Selami thekson se modeli i Bashës ka dështuar dhe është vjetruar.
“Nuk eshte sulm ndaj Bashes. Modeli i Bashes deshtoi, eshte i kapercyer dhe model i vjeteruar. Ne politike dhe ne shoqeri te rrezon gjithe te tjeret. Basha e ka futur lidershipin e tij ne modelin e vjeteruar. Por s’do te thote qe Basha nuk ka vlere ne PD. E kam refuzuar Bashen per postin e nenkryetarin e partise kater vite me pare. Une nuk pranoj asnje post te emeruar nga kryetari, pa voten e strukturave me votim te fshehte”, u shpreh Selami.
Kandidati për kryetar në PD, thotë se Sali Berisha tashmë ka shprehur preferencën e tij në favor të Bashës, edhe pse në takimin që ka pasur me të, ai kishte premtuar neutralitet.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook