Lidhu me ne

Temporal

Lexim i rekomanduar: “Përdhuna e të pasurve”

Aurel portret 2Nga Aurel Plasari
Michel Pinçon & Monique Pinçon-Charlot, “La violence des riches. Chronique d’une immense casse sociale, / Përdhuna e të pasurve. Kronikë e një thyerje të stërmadhe sociale” /, Paris 2013
Si ta dallosh oligarkinë:
“Kur të gjitha pushtetet janë në duar personash që mbajnë lidhje të ngushta dhe formojnë një grup de facto, mund të flitet për oligarki. Politika, sipërmarrjet, financa, mediet, tregu i artit kontrollohen prej agjentësh socialë që njihen mes tyre dhe e gjejnë veten si të tillë, në kuptimin që kooptojnë njëri-tjetrin në instancat ku ndodhen. Lidhjet janë familjare dhe rrënjosen nëpër kurse shkollore ose me prejardhje gjeografike të përbashkëta. Ideologjikisht të afërt, anëtarët e rrjetit kanë dalë nga i njëjti mjedis shoqëror. Fijet e endura mes tyre të kujtojnë një cergë merimange ose, më mirë, ato konstruksionet tridimensionale në të cilat të gjitha pikat vijnë e bashkohen me gjithë të tjerat”.
E kam pas rekomanduar një herë për lexim, pavarësisht në mund të jesh a të mos jesh i një mendjeje me tezat e çiftit të autorëve sociologë, ndërsa tani disa nga tezat më interesante të librit po i sjell të përmbledhura nga një paraqitje e librit prej “AGORA VOX”, si me thënë për të mos u treguar vetë i anshëm:
19987613_2349759715249558_1656032550_n
Një luftë sociale e shpallur:
Një luftë e re botërore ka filluar. Është luftë sociale dhe e brendshme, luftë eliminimi që e zhvillojnë elitat drejtuese kundër një popullsie të bërë të shumtë në numër dhe që kërkon shpenzime të tepërta për t’u mbajtur. Kjo luftë karakterizohet nga instaurimi i një skllavërie të re të quajtur “liberalizëm” dhe, në të njëjtën kohë, nga rritja e represionit ndaj qytetarit të rëndomtë (“le citoyen ordinaire”) për të siguruar bindjen dhe nënshtrimin e tij.
Luftë e të pasurve kundër të varfërve:
“Lufta e klasave” e propaganduar nga Karl Marx-i ishte luftë e të varfërve kundër të pasurve, e të shfrytëzuarve kundër shfrytëzuesve. Prej vitit 1980 lufta e klasave është kthyer në të anasjelltën: në luftë të të pasurve kundër të varfërve. Synimi i saj është të fshijë një shekull progresi social në Perëndim, të dyfishojë fitimet e sipërmarrjeve dhe të mundësojë një pasurim të paprecedent të elitave drejtuese në dëm të popullsisë masive të shndërruar në një burim të thjeshtë shfrytëzimi. Por kjo luftë e re klasash synon edhe objektiva të tjerë më të gjerë dhe më afatgjatë:
Konstatimi i zotërve të botës:
Ata që drejtojnë sot botën janë të mendimit që planeti është i mbipopulluar, d.m.th. ka popullsi me të tepërt. Mirëpo ky mbipopullim u rrezikon atyre pushtetin. Sa më e shumtë në numër të jetë popullsia, aq më shumë rrezik ka që një ditë t’i shpëtojë kontrollit të pakicës që qeveris kundër interesave të shumicës. Jo vetëm kaq, por Zotërit e Botës janë të mendimit që një shumicë popullsie është e padobishme dhe/ose jorentabël.
20030685_2349759845249545_823036017_n

Autorët e librit: Michel Pinçon & Monique Pinçon-Charlot

E shumta e atyre që quhen “qytetarë të rëndomtë” (“citoyens ordinaires”) kanë një vlerë negative nga këndvështrimi i sistemit ekonomik të Zotërve të Botës. Prandaj, gjithnjë nga këndvështrimi i Zotërve të Botës, shkaku kryesor i ndotjes është mbipopullimi. Sikur qeniet njerëzore të ishin 5 herë më pak në planet, do të kishte 5 herë më pak ndotje. Po simbas përllogaritjes së tyre, sa më shumë qenie njerëzore të ketë në planet aq më shumë reduktohet hisja e burimeve natyrore (ujë, ushqim, energji, lëndë të para, hapësirë) që i takojnë çdo qenieje njerëzore. Një alternativë do të ishte që njerëzimi të hiqte dorë nga shoqëria e mbikonsumit dhe nga fitimet që ajo lejon të gjenerohen. Zotërve të Botës kjo zgjidhje nuk u leverdis.
Një alternativë e dytë do të ishte që njerëzimi të investonte sa më shumë dhe sa më shpejt në teknologji të reja dhe energji të reja, të cilat do ta degradonim më pak mjedisin në planet. Por energjitë alternative do të kushtonin shtrenjtë dhe, njëkohësisht, nuk do ta zvogëlonin rrezikun e mungesë së stabilitetit social. Zotërit e Botës kanë bërë pra një tjetër zgjedhje: t’u lejojnë më të favorizuarve të ruajnë avantazhet e tyre të një shoqërie industriale tejmase ndotëse, ndërsa të reduktojnë presionin global mbi mjedisin dhe rrisqet e mungesës së stabilitetit social duke e zvogëluar popullsinë e planetit në 1 miliardë banorë deri në mesin e shekullit XXI.
“Zgjidhja finale”
Një luftë eliminimi kundër popullsisë botërore rezulton e filluar. Qeniet e tepërta njerëzore nuk eliminohen në kampe përqendrimi, por duke ua zvogëluar pak-nga-pak hapësirën jetike, ushqimin, shëndetin, arsimin, informimin dhe energjinë. Ngritja pa kontroll e çmimeve ushqimore, mbajtja nën kontroll e pagave, ulja e pensioneve, shkatërrimi i sistemeve të arsimit dhe të shëndetit publik, si dhe privatizimi i tregut të energjisë elektrike janë masa që shkojnë në këtë drejtim.
Të skamurit, madje dhe ata që kanë pak, janë të dënuar me një vdekje të ngadaltë dhe diskrete me anë të mjerimit, kequshqimit, pamundësisë për t’u kuruar, ose vetëvrasjes. Popullsia e tepërt mund të eliminohet edhe me anë të epidemive (përhapje e qëllimshme virusesh në ajër, në ujë ose në ushqim industrial), si edhe me anë të luftërave.
Eksperimenti me bretkosën:
Përfytyroni një tenxhere të mbushur me ujë të ftohtë ku noton qetësisht një bretkosë. Nën tenxhere është ndezur zjarri. Ujët ngrohet dalëngadalë. Mbas pak është i vakët. Bretkosës kjo i duket e pranueshme dhe vijon të notojë. Temperatura nis e rritet: ujët është i ngrohtë.
Është pak më shumë nga sa e pranonte bretkosa, kjo e bezdis disi, por ajo e duron pa u dorëzuar. Tani ujët nis e bëhet i nxehtë.
Bretkosa fillon të mos e durojë, por është dobësuar aq shumë sa nuk bën dot asgjë. Kështu temperatura e ujit ngrihet deri në momentin kur bretkosa kalon në zierje, pra ngordh, pa dalë dot nga tenxherja. Ky eksperiment – që nuk rekomandohet të bëhet – shërben si mësim.
Ai tregon që kur një ndryshim negativ kryhet në mënyrë mjaft të ngadaltë atëherë ti mund të mos jesh i vetëdijshëm për të dhe për një kohë të gjatë nuk reagon, nuk kundërvepron, nuk kundërshton, nuk ngre krye, dhe atëherë merr fund./Hashtag.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook