Lidhu me ne

Temporal

Vojsava, Vladan Gjorgjeviçi dhe Mutari  

Këto ditë është shpikur një “debat” mbi kombësinë e Vojsavës, nënës së Skënderbeut. Debati është i shpikur për disa qëllime, dhe quhet i tillë, pasi nuk ka sgjë reale, përveç garës për klikime. Sigurisht pozën më qesharake e kanë marrë ata që mbrojnë pastërtinë arbërore Vojsavës teksa me këtë vetëshpallin patriotizëm të kulluar. Edhe pse nuk është çudi që shumë prej këtyre po të sytësh pak biografinë, mund të dalë gjëkundi ndonjë vllah, ndonjë migrim nga jashtë, apo ndonjë shartim i “papëlqyer”. Ky është stadiumi ku ushtrohen “intelektualët” tanë, që sillen si tribunë dhe si profetë. Mirë është që të mos ua varësh këmborën, përderisa nuk dihet se çfarë garancie jep origjina për devotshmërinë e një njeriu. Ta zëmë vëllezërit Frashëri nuk i quan kush antishqiptarë, përkundrazi. Por nëna e tyre mesa dimë ishte me origjinë turke. Ndërkohë që edhe vetë vepra e Skënderbeut duhet parë me sy kritik dhe analizues, ka shumë që jo vetëm e quajnë këtë mëkat, por dalin si gjenetistë të sprovuar të historisë për të na thënë se ishte arbër dhe pikë nga të gjitha drejtimet.
Kjo e origjinës infekton të gjithë ligjërimin pasi ngrihet mbi një premisë që synon të deformojë një të vërtetë shumë komplekse në një rajon si Ballkani, ku asnjë popull nuk ka arritur të krijojë një kulturë që tejkalon kërkesën e vazhdueshme për të sanksionuar origjinën nacionale si kufi “botësh”.
Meqenëse argumentet nuk kanë vlerë në këtë tifozesi psikotike, shembujt mund të rezultojnë më argëtues në këtë drejtim, por edhe më instruktivë për të rrokur ndërlikimin e gjërave që sot synohet të thjeshtohen.
Ja një shembull i parë:
Letër e Martin Camajt dërguar Mustafa Krujës datuar më 12 maj 1954.

Para do ditësh pashë nji përkthim t’Uejin të librit të Gjorgjeviqit mbi ne. Un njof shumë mirë të nipin, nji djalë shum inteligjent me mendime kryekëput kozmpolite. Qesh dhe e ven në lojë gjyshin për naivitetin e tij. Ma ka provue me fakte se familja e tyne asht origjinë shqiptare dhe se llagypi i tyne nuk asht Gjergjeviq, por FURKA.  I pari i tyne ka pasë shum dele, asht martue me nji vllahe dhe ka fillue me u marrë me tregti, tue lanë kështu blegtorin dhe bjeshkët e Namuna. I nipi habitet si ka mujtë me folë ashtu kundra vehtes Vladani. Ai merret me psykologji dhe fillon me e spjegue n’at mënyrë.

Marrë me shkurtime nga Hylli i Dritës numri 3, viti 2010, fq. 172.
Është e qartë fare mirë se një njeri si Vladan Gjeorgjeviçi që njeh fshatrat e Shqipërisë dhe njerëzit e saj, patjetër që e njeh edhe origjinën e vet dhe këtu letra e Camajt, një poet dhe dikush që ka dhën si rrallë të tjerë për letërsinë shqipe dhe imunizimin e saj nga flama e letërsisë me normë, është garanci se ky episod kaq grotesk, shëmbellizon fare mirë atë që është Ballkani.
Një shembull i dytë na vjen disi më larg, në kohë dhe në hapësirë. Ja se çfarë thotë gazetari dhe publicisti polak Ryszard Kapuscinski në librin e tij “Imperium” që është një përmbledhje reportazhesh nga Bashkimi Sovjetik në dy kohë. Në vizitën e tij në fund të viteve ’80 të shekullit të 20-të, na vjen përpara një pasazh që zbulon problemin nacional në këtë vend gjigand. Autori është në Baku të Azerbajxhanit. Ja refleksioni i tij:

Ashtu si të gjithë fshatarët kudo në botë që muhabetin e nisin nga të korrat, ashtu si anglezët që fjalë të parë në bisedë kanë diskutimin mbi motin, po kështu në Perandori hap i parë në vendosjen e kontakteve midis njerëzve është përcaktimi i ndërsjellë i kombësisë. Sepse nga kjo do të varet shumë.

Në shumicën e rasteve kriteret janë të qarta dhe të lexueshme. Ja kështu, këtu kemi rusin, këtu kazakun, ky është tatar, kurse ky uzbek. Mirëpo një përqindjeje të madhe të qytetarëve të këtij shteti autoidentifikimi u shkakton vështirësi serioze, ata – thënë ndryshe – nuk ndjehen pjesë e asnjë kombi. Kemi shembullin e mikut tim, Rusllanit, inxhinierit nga Çeliabinsku. Gjyshi i tij ka qenë rus, gjyshja – gjeorgjiane. Djali i tyre, d.m.th babai i Rusllanit, vendosi të jetë gjeorgjian. U martua me një tatare. Nga dashuria për t’ëmën  Rusllani pranoi të njihej si tatar. Gjatë studimeve në Omsk u martua me një kolege – uzbeke. Tani kanë një djalë, Mutarin. Ç’kombësi ka Mutari?

Imperium, fq. 119 – përkthimi i Astrit Beqirit.
Janë vetëm dy shembuj të vegjël në një det shembujsh historikë. Pa harruar këtu se janë po këta “intelektualë” që kur duan të ndihmojnë veten nuk mungojnë që në çështje të kombësisë të rrëmojnë një nënë apo gjyshe shqiptare të dikujt dhe kaq mjafton për ta shpallur tjetrin si lëndë të parë të predikimit. Sigurisht në rastin e tanishëm kemi teatër asgjë më shumë, kush për të provokuar apo për qëllime më të vogla, kush për të mos lënë vendin bosh në llogoren e vetëpunësimit si nacionalist me një barrë mend.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook