Lidhu me ne

Kryesore

9 motive se pse punonjësit më të aftë japin dorëheqjen

 
Është shumë e pabesueshme se sa shpesh dëgjon drejtuesit të ankohen për dorëheqjen e punonjësve të tyre më të mirë – dhe ata kanë vërtet diçka për t’u ankuar – disa gjëra janë të kushtueshme dhe të rrezikshme kur punonjësit e mirë largohen.
Drejtuesit kanë tendencën të injorojnë thelbin e çështjes: njerëzit nuk lënë punën; ata lënë drejtuesit.
Çka është e trishtueshme është se kjo gjë mund të shmanget lehtësisht. Gjithçka që kërkohet është një perspektivë e re dhe një përpjekje shtesë nga ana e drejtuesit.
Së pari duhet të kuptojmë nëntë gjërat më të këqija që bëjnë drejtuesit, të cilat i detyrojnë punonjësit më të mirë të largohen.
1.Ata mbingarkojnë njerëzit
Një nga gjërat që mërzit më shumë punonjësit e aftë është mbingarkesa. Është kaq tunduese t’i mbingarkosh punonjësit më të mirë dhe drejtuesit bien shpesh në këtë kurth. Mbingarkesa e punonjësve të zotë është çoroditëse; kjo gjë i bën ata të ndihen të ndëshkuar për performancën e tyre të mirë. Mbingarkesa është gjithashtu kundërproduktive.
Një kërkim i ri nga Stanford tregoi se produktiviteti në orë bie ndjeshëm kur tejkalohen 50 orë në javë dhe produktiviteti bie kaq shumë pas 55 orësh sa që nuk arrin asnjë gjë nëse vazhdoni të punoni. Nëse është e nevojshme të rrisni numrin e punëve që bëjnë punonjësit më të mirë, këshillohet të ndryshoni statusin e tyre. Punonjësit më të mirë do të kenë një ngarkesë më të madhe në punë, por nuk do të qëndrojnë nëse puna e tyre i mbyt. Ngritja e pagës, promovimet, ndryshimi i titullit janë mënyra të mirëpritura për të rritur mbingarkesën në punë.
Nëse ju i ngarkoni ata me më shumë punë sepse ata janë të zotë, pa ndryshuar asnjë gjë tjetër, ata do të kërkojnë një punë tjetër, që do t’i japë atë që meritojnë.
2. Ata nuk i njohin kontributet dhe nuk e shpërblejnë një punë të mirë
Të gjithëve u pëlqen të ndihen të vlerësuar, veçanërisht ata që punojnë shumë dhe japin gjithçka.
Drejtuesit është e nevojshme të komunikojnë me punonjësit e tyre për të kuptuar se çfarë i bën të ndihen mirë (për disa është një ngritje page, për të tjerë është një mirënjohje në publik) dhe t’i shpërblejnë për punën e mirë.
3.Atyre nuk u intereson për punonjësit
Më shumë se gjysma e punonjësve që japin dorëheqjen e bëjnë për shkak të marrëdhënies me drejtuesin e tyre. Kompanitë e zgjuara sigurohen që drejtuesit të dinë si të balancojnë anën profesionale me atë njerëzore.
Këta janë drejtuesit që festojnë suksesin e një punonjësi, tregojnë ndjeshmëri me ata që janë duke kaluar kohë të vështira dhe sfidojnë njerëzit, edhe kur kjo gjë është e dhimbshme. Drejtuesit që nuk shqetësohen, do të kenë gjithnjë një faturë të lartë pas. Është e pamundur të punosh për dikë për tetë orë ose më shumë, kur ata nuk janë të përfshirë personalisht dhe nuk u intereson gjë tjetër veçse rendimenti juaj.
4. Ata nuk i respektojnë zotimet e tyre
T’u bësh premtime punonjësve, ju vë para vijës së brishtë që t’i bësh ata të lumtur apo t’i shikosh që dalin nga dera. Kur merrni dhe mbani një zotim, ju rriteni në sytë e punonjësve, pasi ju i vërtetoni vetes se jeni i besueshëm dhe i respektueshëm (dy cilësi të rëndësishme për një drejtues).
Kur ju nuk i përmbushni zotimet tuaja, ju tregoheni të parespektueshëm dhe të pakujdesshëm.
Në fund të fundit, nëse një drejtues nuk respekton angazhimet e tij, pse duhet ta bëjnë të tjerët?
5.Ata punësojnë dhe promovojnë njerëzit e gabuar
Punonjësit e aftë dëshirojnë të punojnë me profesionistë të ngjashëm. Kur drejtuesit nuk bëjnë punën e vështirë të punësimit të njerëzve të mirë, është një faktor i madh demotivues për gjithë ata që kanë punuar në krahë të tyre. Ngritja në detyrë e njerëzve të gabuar është edhe më e dëmshme. Nuk ka asgjë më fyese për një punonjës të aftë se sa të shohë ngritjen në detyrë të një personi të gabuar. Dhe nuk është çudi që kjo t’i bëjë ata të japin dorëheqjen.
6.Ata nuk i lejojnë njerëzit që të ndjekin pasionet e tyre.
Punonjësit e talentuar janë të pasionuar. Duke u krijuar hapësira për të ndjekur pasionet e tyre ju përmirësoni produktivitetin e tyre dhe rrisni kënaqësinë në punë. Por shumë drejtues duan që punonjësit të punojnë brenda një kutie të vogël.
Drejtuesit frikësohen se produktiviteti i tyre do të reduktohet nëse i lënë njerëzit të zgjerojnë fokusin dhe të ndjekin pasionet e tyre. Kjo është një arsye e pabazë. Studimet tregojnë se njerëzit që janë të aftë të ndjekin pasionet e tyre gjatë fluksit të punës përjetojnë një gjendje euforie në mëndje e cila është pesë herë më shumë produktive se sa norma
7.Ata dështojnë në zhvillimin e aftësisë së njerëzve
Kur drejtuesit pyeten rreth mospërfilljes së tyre karshi punonjësve, ata përpiqen të justifikojnë veten duke përdorur fjalë të tilla si “besim”, “autonomi” dhe “fuqizim”. Kjo është krejtësisht absurde. Menaxherët e mirë dinë si të drejtojnë, pa marrë parasysh se sa të aftë janë punonjësit. Ata tregojnë kujdes dhe dëgjojnë vazhdimisht.
Drejtimi mund të ketë një fillim, por sigurisht që nuk ka një fund. Kur ju keni punonjës të aftë, ju duhet të gjeni hapësirat në të cilat mund të përmirësohet dhe të zhvillohet aftësia e tyre. Punonjësit e zotë kanë nevojë që të ndihen të vlerësuar – më shumë se ata më pak të aftë – dhe është pikërisht detyra e drejtuesit ta bëjë këtë gjë. Nëse nuk i vlerësoni punonjësit tuaj më të mirë, ata do të mërziten dhe do të largohen.
8.Ata nuk arrijnë të angazhohen në kreativitetin e tyre
Punonjësit më të zotë përpiqen të përmirësojnë gjithçka që prekin. Nëse u hiqni aftësinë e tyre për të ndryshuar dhe për të përmirësuar gjërat vetëm sepse ju ndiheni rehat me status quo dhe nuk dilni dot nga zona juaj e komfortit, kjo gjë i bën ata ta urrejnë punën e tyre. Duke u privuar këtë dëshirë kreativiteti, kjo jo vetëm i limiton ata, por gjithashtu ju limiton edhe JU.
9.Ata nuk arrijnë t’i sfidojnë njerëzit intelektualisht
Drejtuesit e mëdhenj i sfidojnë drejtuesit e tyre që të përmbushin gjëra që në fillim duken të pakonceptueshme. Në vend që të vendosin objektiva të rëndomta, ata përcaktojnë objektiva të mëdha në mënyrë që t’i nxjerrin punonjësit nga zona e tyre e komfortit. Drejtuesit e mirë bëjnë gjithçka që kanë në dorë që t’i ndihmojnë punonjësit të arrijnë suksesin.
Kur punonjësit e aftë dhe inteligjentë e gjejnë veten duke bërë gjëra që janë shumë të thjeshta dhe të mërzitshme, ata nisin të kërkojnë për një punë të re që sfidon intelektin e tyre.
Si përfundim…
Nëse ju dëshironi që punonjësit tuaj më të aftë të qëndrojnë, ju duhet të mendoni me kujdes se si të silleni me ta. Ndërkohë që punonjësit e aftë janë të fortë si gozhda, talenti i tyre ofron një larmirshmëri opsionesh. Ju duhet t’i bëni ata që të duan të punojnë për ju.
*Dr. Travis Bradberry – bashkautor i librit “Emotional Intelligence 2.0” dhe bashkëthemelues i TalentSmart. Librat e tij më të mirë janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë në botë dhe gjenden në më shumë se 150 vende në botë. Dr. Bradberry shkruan për Newsweek, BusinessWeek, Fortune, Forbes, Fast Company, Inc., USA Today, The Wall Street Journal, The Washington Post, and The Harvard Business Revieë.
Burimi: Business Insider
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook