Lidhu me ne

Kryesore

Informimi nuk është shërbim publik – interpretimi nga Gjykata e Fierit

BIRN shkruan sot për një vendim të gjykatës së Fierit që dëshmon sa nivelin formal të gjyqtarëve të caktuar, aq edhe mentalitetin e vendimmarrjes për tema shumë delikate siç është e drejta për të informuar dhe informimi si shërbim publik.
Çështja nis në vitin 2015.
Grupi i xhirimit-i përbërë nga gazetari Xhemil Beharaj dhe kameramani Çaku Tafa u ndalua për 20 minuta në prill të vitit 2015 dhe iu kërkua kamera, pasi kishin realizuar një intervistë me një ish-punonjës të Bankersit, të aksidentuar në punë. Prokuroria e akuzoi menaxherin kanadez, Bidëell për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal”, raporton BIRN.
Por sipas gjykatëses Matilda Shalla, menaxheri është i pafajshëm dhe me një vendim që mbron këtë të fundit dhe nxjerr të (PA)larë gjykatësen konkludohet si më poshtë:

…në rastin konkret, dokumetari që ata do të përgatisnin dhe që nuk rezultoi të jetë bërë, do të pasqyronte jetën dhe mendimet e një individi mbi shkaqet e aksidentit të tij në punë dhe rrugëtimin e tij nëpër gjykata për marrjen e dëmshpërblimit. Një pasqyrim i tillë, pra evidentimi në media i një historie personale nuk ka një impakt aq të rëndësishëm për shoqërinë në atë shkallë sa të konsiderohet shërbim publik nga ana e gazetarit, por ai përbën thjesht një lajm, një informim

Vetë gazetari Xhemil Beharaj është shprehur për BIRN “se incidenti ndodhi pasi ata kishin bërë një intervistëdhe jo një dokumentar, siç pretendon gjykata”. Por vallë gjyqtarja ka nge të bëjë dallime të tilla, kur dihet se çdo vendim i saj, të paktën si ky që lexojmë janë interes publik i posaçëm?

https://www.reporter.al/interpretimi-i-gjykates-mbi-rendesine-e-lajmit-n…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook