Lidhu me ne

Kryesore

Kancelarja Merkel: Do t’i kërkoj BE të ndalë bisedimet me Turqinë

Kancelarja Merkel: Do t’i kërkoj BE të ndalë bisedimet me TurqinëKancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ndalojë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE.
Dje në mbrëmje gjatë një debati televiziv, kancelarja Merkel deklaroi:

“Unë nuk shoh që Turqia të mund të anëtarësohet [në BE], kurrë nuk kam besuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.”

Ajo shtoi se do të fliste me homologët e saj të BE për të parë nëse “mund t’i japim fund bisedimeve të anëtarësimit”.
Qëndrimi i ashpër i Merkelit erdhi pasi Turqia arrestoi dy shtetas gjermanë këtë javë “për arsye politike”, duke ashpërsuar marrëdhëniet me shtetin gjerman.
Në total, numri i të burgosurve politike gjerman në Turqi ka arritur në 12.
Prishja e marrëdhënieve Gjermani-Turqi filloi që pas kritikave të Gjermanisë për qëndrimin dhe masat e Presidentit Erdogan pas grushtit të shtetit të verës së kaluar.
Përqëndrimi i pushtetit në duart e Erdogan, arrestimi i qindra mijëra nëpunësve, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme pa afat dhe pezullimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë vetëm disa nga masat e marra në turqi, që janë parë me sy kritik nga vendet evropiane.
Pak ditë më parë dhe Presidenti  i Komisionit Evropian Jean-Cluade Juncker deklaroi se është Turqia ajo “po bën hapa gjigandë për tu larguar nga Evropa.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook