Lidhu me ne

Temporal

10 gjërat që i duhen një vajze, kur pushon në bregdet

Nermin BajramiNga Nermin Bajrami
Le t’ia nisim me renditjen pa humbur kohë, meqë jemi në fund sezoni.
1. Shkencë më vete!

Paketo vetëm gjërat më thelbësore, nuk ka për të tu dashur e gjithë garderoba, më beso. Kontrollo motin, për ta ditur se sa të gjata t’i zgjedhësh mëngët e bluzave. Merr vetëm peshqirin e plazhit, sepse të gjithë hotelet kanë peshqirë e nqs do të shkosh për kamping, merr edhe një peshqir për dush. Pse vetëm një? Sepse mund t’i fusësh një të larë me dorë pas çdo përdorimi e për 1 orë e 47 minuta e 35 sekonda e ke të tharë. Ruaj vend në valixhe për gjërat që do blesh kur të jesh me pushime, të cilat ka gjasa të mos i përdorësh kurrë, por ruaje gjithsesi, sepse është e sigurtë që do t’i blesh. Mos harro të marrësh pashaportën me vete, thjeshtë në rast se të mbushet mendja t’i bësh një vizitë komshinjve.
2. Lek-e-letër.

Bëji llogaritë e shpenzimeve me laps e letër para se të nisesh, që të mos i biesh në qafë ndonjë djali që të pëlqen, paçka se sa mirë e ka gjendjen e portofolit. Pavarësia ekonomike është thelbësore për tu ndier e lirë dhe mirë me veten.

3. Taka-ta!

Leri takat në shtëpi! Ky është një urdhër i prerë. Le që fizika na mëson se sa më e vogël të jetë sipërfaqja e pikës së rëndesës, aq më shumë zhytet këmba në rërë dhe rrjedhimisht mund të thyesh edhe qafën, prandaj merr vetëm tre palë këmbëmbathje të lehta.

4. Make-up?
Askujt nuk i pëlqen të shohë një fytyrë të suvatuar që pluskon mbi ujë, por mbi të gjitha, je duke e shkatërruar atë! Mos harro se dielli është armiku numër një i puçrrave, mjafton të kesh guximin e një burrneshe e t’i nxjerrësh ato në dritë!
5. Paracetamol për të tërë!
Merr gjithmonë me vete kutinë e ndihmës së shpejtë ose ilaçet e tua më të përdorshme si: ilaçin e shqiptarit, i njohur ndryshe si ‘paracetamol’, ankerplast për çdo gërvishje të vogël në plazh ose plagët nëpër këmbë, që na shkaktojnë shapkat me gisht, peceta & tamponë si dhe mos harro mbrojtësit nga shtatëzanitë e padëshirueshme dhe SST (e dimë të gjithë sa nxehet gjaku në këtë stinë).
6. Lexo!
Merr të paktën një libër me vete. Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa një femër që lexon në plazh, ndërkohë që të tjerat argalisen duke folur për thonjtë, rrobat e banjës si dhe gjëra të tjera të parëndësishme. Nise librin për sytë e botës, por përfundoje për veten.
7. “Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku.” – Populli
Kremrat e mbrojtjes nga rrezet e diellit janë të mbivlerësuar. Dielli, jo vetëm që nuk e dëmton lëkurën, por e kuron dhe e mbron atë nga plakja, nëqoftëse di se kur të pranosh rrezet e tij më të mira. Që të mos skuqesh si spec që ditët e para, duhet të qëndrosh vetëm dy-tre orë në ditë nën rrezet e paradites (deri në 12:00) ose pasdites (pas orës 16:00). Më pas.. luaji fenë! Dhe mos harro të zhytesh çdo natë në hidratues, përndryshe magjia nuk ndodh.
8. Ushqimi dhe pijet.
Bëj kujdes të mos tundohesh shpesh nga sufllaqet e shijshme të jugut. Ushqehu shëndetshëm duke ngrënë sa më shumë fruta dhe perime. Ujë-ujë natë e ditë dhe alkool vetëm pas orës tetë të mbrëmjes. Bëhet gëzuar edhe me ujin, meqë ra fjala.
9. Bridh!
Mos rri ngulur në një pikë, por merri plazhet mbarë, sidomos ato të pashkatërruarat nga dora e njeriut. Jepi këmbëve, mos u bëj dembele! Shqipëria ka vende të mrekullueshme, të cilat i kemi mësuar vetëm teorikisht në shkollë. As figura nuk ka në librat e gjeografisë, imagjino!
10. Rritu!
Mbeturinat i ke, qesen e ke.. çfarë pret; të vijë mamaja t’i mbledhë?!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook