Lidhu me ne

Kryesore

Gjenerata e depresivëve dhe e të dëshpëruarve (Kujdes me adoleshentët!)

Gjenerata e depresivëve dhe e të dëshpëruarve (Kujdes me adoleshentët!)Dr.Adem Harxhi
Njihuni me këto pak shembuj të marra nga shtypi amerikan.
Një vajzë 14 vjeçare nga shteti i Washington, ishte dëshmitare në një katastrofë automobilistike të rëndë. Ajo pa shumë trupa të gjakosur. Dhjetë ditë më vonë ajo u dobësua 12 funte dhe u izolua totalisht nga të tjerët. Prindërit e vajzës shpenzuan më shumë se 20 mijë dollar për të paguar psikologët  dhe psikiatrit, që ta ndihmonin vajzën të dilte nga kjo gjendje depresioni.
Një 16 vjeçar nga Alabama u përpoq t’i jepte fund jetës duke u helmuar me gaz në garazhin e shtëpisë, por që, fatmirësisht, arritën ta shpëtojnë. Pse ndodhi e gjitha kjo? Sepse prindërit, pasi mësuan se rezultatet e tij në shkollë nuk ishin të mira,  e ndaluan të merrte pjesë në lojërat me skuadrën përfaqësuese të shkollës dhe i hoqën  gjithë llogaritë në rrjetet sociale. Adoleshenti rreth një muaj nuk foli me prindërit të cilët i quante fajtorët kryesorë për atë që i ndodhi.
Në Pensilvani një vajzë 17 vjeçare piu disa tableta që t’i jepte fund jetës ditën që i dashuri i tha se do të ndahej me të. Kjo vajzë që tentoi vetëvrasjen jetonte në një familje të shëndoshë, në gjendje të mirë ekonomike dhe kishte përparime të mira në shkollë. Vetëm prej një dashurie të palumtur ajo ishte gati të linte çdo gjë, madje, edhe jetën e saj.
Jam i sigurtë, se shumë nga ju që i lexoni këto rreshta, keni përjetuar, ose keni dëgjuar për raste të tilla, ose të përafërta me këto, në Shqipëri.
Ekspertët e departamentit të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale (HHS), në raportin e tyre më të ri, mbi problemet e adoleshentëve të sotëm amerikanë, kanë arritur në këtë përfundim:
Numri i adoleshentëve amerikanë (mosha nga 12 në 17 vjeç), që për periudha të gjata kohore vuajnë nga depresioni i thellë, është rritur shumë në dhjetëvjeçarin e fundit (deri në 12.5%). Kjo do të thotë se janë rreth 3 milion të rinj amerikanë që vuajnë nga depresioni i thellë dhe i zgjatur. Këto shifra alarmuese, bëjnë që kjo gjeneratë të quhet gjenerata e depresivëve dhe e të dëshpëruarve.
Varianti më i përhapur i depresionit tek adoleshentët, sot, quhet “ Episodi i Madh Depresiv” (“Major Depresive Episod” (MDE).) Kjo gjendje shfaqet tek adoleshentët si një periudhë e frikës, e dëshpërimit, e panikut, e humbjes së shpresës dhe represionit, që zgjat nga 2 deri 4 javë.
Si rregull, shkaku i “Episodit të Madh Depresiv “ mund të jetë një ngjarje negative e paparashikuar në jetën e adoleshentit. Ngjarje të tilla janë përbuzja dhe izolimi nga moshatarët, ndërprerja e marrëdhënieve me njerëz të ndryshëm, divorci i prindërve, e të tjera.
Irving Els, njëri nga shkencëtarët më të shquar në luftën kundër depresionit fëminor në Kaliforni, shkruan:
“Duhet të theksojmë, se psiqika fëminore është më pak rezistente në këtë  dhjetëvjeçarin e fundit. Shkak për këtë është  dëshira e prindërve, që t’i izolojnë,   maksimalisht, këta të parritur mirë, nga vështirësitë e jetën së vërtetë.”
Ne duam që djemtë dhe vajzat tona të kenë të gjitha të mirat e mundshme, por kjo i bën ata, gjithnjë e më shumë, të paaftë që të durojnë goditjet e jetës. Kjo bën, që adoleshentët shumë shpejt të dorëzohen dhe të veprojnë me mënyra të ndryshme për të dëmtuar veten
Zels,  një psikolog tjetër, specialist për këtë problem, thotë: “Çdo ditë ndodhin raste kur adoleshentët  bien në depresion prej zënieve midis prindërve. Nënat dhe Baballarët grinden, injorojnë njëri tjetrin, jo rrallë shkojnë deri në goditje dhe ata që vuajnë në këto raste janë fëmijët. Këto skena ndodhin dhe asnjëri nga prindërit nuk e kupton se i riu ka pësuar një traumë të rëndë psiqike.”
Shumë prindër bëjnë gabim të madh kur përpiqen të bëjnë krahasime midis problemeve të fëmijës sot dhe atyre vështirësive që ata kanë jetuar më parë. Njëzet ose tridhjetë vjet më parë  bota ishte krejt ndryshe. Atëherë, shumicën e kohës fëmijët e kalonin  në rrugë me njëri tjetrin. Ndërsa sot, zhvillimi i teknologjisë elektronike i ka izoluar shumë fëmijët dhe bashkë me të, ka rritur edhe infantilizimin e tyre.
Duhet thënë, se prindërit nuk e dinë sa e dobët është psikika e fëmijës. Po  ta dinin këtë, ata nuk do të përdornin ndëshkimet disiplinore, privimet e vogla dhe shfaqjet e egërsisë ndaj fëmijëve, që janë me pasoja të rrezikshme për fëmijën. Duhet të hiqet dorë nga metodat e vjetra të nënshtrimit psikologjik të fëmijëve, metoda, që përdoreshin më parë, por që duket se  nuk kanë ndryshuar as sot tek ne.
Sipas mendimit të specialistëve të fushës,  “Episodi i Madh Depresiv” mund të pakësohet në masën deri 60% , po qe se u përmbahemi këtyre rregullave të thjeshta:
E para: Pyeteni fëmijën, se cila pjesë e ditës që kaloi i pëlqeu më shumë?
Nga pikëpamja e psikologëve, kjo pyetje është ideale. Ajo mbart vetëm emocione pozitive. Përveç kësaj, fëmija, edhe pse jo i ndërgjegjshëm për këtë, hap përpara prindërve gjithë botën e tij të brendshme.
E dyta: Tregojuni fëmijëve histori nga fëmijëria juaj.
Mos u frikësoni të shfaqni edhe fantazitë tuaja. Në qoftë se ndjeni se vajza apo djali nuk i harmonizojnë  punët me miqtë, humbasin interesin  për mësimin, e të tjera shenja si këto, ju mund t’u tregoni histori nga të cilat  ata do të mësojnë. Puna e prindit duhet të bazohet në principin: “për mua ishte shumë e vështirë, por unë i kapërceva të gjitha vështirësitë dhe u lumturova.” Vështirësitë janë për t’i kapërcyer dhe kur i kapërcen lumturohesh.
E treta: Mos nguroni të kërkoni ndihmë nga mësuesit, këshilluesit dhe psikologët e shkollës.
Këta janë specialistë për këtë dhe detyra e tyre është të ndihmojnë fëmijët. Prindërit duhet t’u drejtohen këtyre këshilluesve dhe t’u kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre.
E katërta: Durimi dhe puna i kapërcejnë të gjitha vështirësitë
Edhe sikur të jeni të pasur, mësojini fëmijët të jenë të pavarur që në vitet e hershme të jetës. Mbani parasysh faktin që shumë milionerë  i dërgojnë fëmijët e tyre  në punët më të vështira dhe më pak të paguara. Puna fizike dhe mungesa e parave i  bëjnë adoleshentët që të kenë më shumë besim në forcat e tyre. Ata do të analizojnë jetën e tyre dhe më shpejt do të fitojnë pavarësinë.
E shkrova këtë artikull në DITA që të tërheq vëmendjen e prindërve, mësuesve, psikologëve dhe të gjithë atyre që kujdesen për jetën dhe shëndetit të fëmijëve, se problemi i “Episodit të Madh Depresiv” është problem shumë i madh i kohës tonë, por që mund të lehtësohet me punë të kujdesshme.
Ky problem duhet të tërheqë vëmendjen e Ministrisë së Arsimit dhe gjithë organeve të tjera të interesuara. Rritja e gjeneratave të reja, të shëndetshme mendërisht dhe fizikisht, duhet të tërheqë gjithë vëmendjen e shoqërisë.

 

Dr. Adem Harxhi

New York – Shtator, 2017

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook