Lidhu me ne

Sport

Barcelona/ Në vitin 2018, të ardhurat pritet të arrijnë në 900 milionë euro    

Bordi drejtues i klubit të Barcelonës hartoi projektbuxhetin për sezonin 2017/2018, që pritet të miratohet në mbledhjen e aksionerëve.
Sipas buxhetit, bordi i klubit katalan parashikon që bilanci i Barcelonës në vitin 2018 të mbyllet me të ardhura rekord 897 milionë euro. Transferimi i Neymar tek PSG, pas pagesës së klauzolës 222 milionë euro nga francezët, do t’i rrisë të ardhurat e blaugranave thuajse në kuotën 900 milionë euro, duke iu afruar objektivit të synuar nga presidenti i Barçës, Jordi Bartomeu.
“Objektivi ynë është të arrijmë 1 miliard euro në pesë vjet – ishin fjalët e Bartomeut në vitin 2016, duke synuar arritjen e këtij objektivi brenda vitit 2021. – Bëhet fjalë për një projekt ambicioz, jo vetëm për të investuar në futboll dhe në sportet e tjera, por edhe për vendosjen e Barcelonës në një pozicion në botë, ku nuk ka arritur askush tjetër”.
Nëse shifrat e buxhetit do të konfirmoheshin gjatë sezonit 2017/18 do të bëhej fjalë për një rritje pak më shumë se 200 milionë euro.
Viti financiar më 30 qershor 2017 i Barcelonës u mbyll me 708 milionë euro, në rritje me 4,3 për qind krahasuar me 695 milionë euro në sezonin 2015-2016.
Projektbuxheti për 2017/18 do të miratohet në një mbledhje e përgjithshme vjetore të aksionerëve të klubit e cila do të mbahet në fundjavën e 21-22 tetorit në Palau Blaugrana.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook