Lidhu me ne

Kryesore

Karriera e Elon Musk para se të bëhet miliarder

elon musk ile ilgili görsel sonucu
Elon Musk është një nga sipërmarrësit më aventurier të Silicon Valley, me dy kompanitë e tij më të mëdha: Tesla Motors dhe SpaceX.
Pasuria e tij arrin vlerën e 16.6 miliardë dollarëve, por kjo pasuri nuk u bë brenda natës me magji. Më poshtë janë renditur disa nga mënyrat më fitimprurëse që e ndihmuan të bëhej një miliarder i suksesshëm, shkruan BusinessMag.
Ai krijoi dhe shiti video lojën e tij në moshën 12 vjeçare.
Ishte një lojë me temë hapësirën e universit, ku qëllimi ishte të shkatërroje një anije alienësh të mbushur me armë. Musk i ka pëlqyer kompjuterat që në moshë të vogël dhe ka mësuar gjuhën e programimit në moshën 9 vjeçare. Ai fitoi 500 $ kur kodi për lojërat e thjeshta u publikua në revistën PC and Office Technology në Afrikën e Jugut. Ky ishte produkti i parë që Musk kishte shitur ndonjëherë.
Pasi u largua nga Afrika e Jugut në vitin 1988, Musk provoi shumë punë të ndryshme në Kanada. Sipas biografisë së tij të shkruajtur nga Ashlee Vance, Musk fillimisht kudesej për perimet dhe mbillte fara gruri në fermën e kushuririt të tij në Waldeck. Më pas ai mësoi si të priste dru me sharrë në Vankuver.
Pasi u interesua në zyrën e punës, ai gjeti punën me rrogën më të mirë, që ishte pastrues bolieri në një fabrikë druri.
Për 18 dollarë në orë, pagesë shumë e mirë në vitin 1989, puna e tij e lodhshme ishte të vishte një kostum mbrojtës, të zvarritej në hapësira shumë të ngushta dhe të pastronte mbetje në temperatura shumë të larta.
Për të fituar para shtesë, Musk shiste pjesë kompjuteri dhe kompjutera në konvikt.
Kur studionte në Universitetin Queens në Ontario, Musk shiste kompjutera dhe pjesë të ndryshme hardware, në dhomën e tij të konviktit. Ai ndërtonte çdo gjë që ishte e nevojshme për miqtë e tij student, si për shembull, kompjuter lojërash apo procesorë të thjesht. Nëse kompjuteri i tyre nuk punonte mirë apo kishte një virus, Musk e rregullonte.
Gjatë viteve të universitetit ai e paguante qeranë duke e kthyer shtëpinë në një klub nate.
Pasi u transferua në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1992, Musk vuri në punë aftësitë e tij prej sipërmarrësi. Ai dhe shoku i tij u zhvendosën në një shtëpi të madhe afër kampusit me një çmim të lirë.
Gjatë javës ata studionin, por në fundjavë ata e shndërronin vendin në një klub nate. Ata i mbulonin dritaret me qese të zeza plastike dhe muret i lyenin me bojë të ndritshme.
Në vitin 1995, Musk hoqi dorë nga diplomimi në Stanford për të themeluar një startup interneti.
Pavarësisht pranimit në një program Ph.D në Stanford, Musk hoqi dorë nga shpenzimet e shkollimit kur vendosi pas dy ditësh që interneti kishte më shumë mundësi për të ndyshuar shoqërinë. Ai u largua menjëherë nga shkolla dhe u bashkua me vëllain e tij Kimbal për të nisur Zip2, një kompani që mundësonte harta dhe udhëzues për gazetat online.
Për të krijuar këtë sipërmarrje, ai mori 20,000 $ nga llogaria bankare e të atit.
Ai u bë milioner katër vite më vonë, kur së bashku me vëllain e tij shitën Zip2.
Ajo u ble nga kompania për Pc Compaq në vitin 1999, e cila ishte bërë furnizuesi kryesor i sistemeve kompjuterike, deri në momentin kur u ble nga HP në vitin 2002. Zip2 u shit për 307 milionë dollarë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook