Kryesore
“Si shkallët e pulave, të shkurtra dhe të dh…”

Janë skena dramatike, por të vërteta!
Ato përshkruajnë shkëlqimin dhe rënien e Martin Schulz, kandidat i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani.
Një reporter i “Spiegel” ka dokumentuar të gjithë fushatën e tij që nga marsi, kur ishte edhe kulmi i Schulz e deri tek humbja e thellë në ditën e zgjedhjeve.
Më 22 mars ishte edhe kulmi. Schulz ishte zgjedhur me 100 përqind në krye të SPD dhe sondazhet e paraqisnin mirë në garën me kancelaren Angela Merkel. “Jam i emocionuar,” tha Schulz, por pa zbuluar asnjë detaj nga politikat e tij. “Nuk do jem konkret. Ata mund të më marrin krahët”.

Më 14 maj nisi edhe rënia. Partia e tij humbi dy lande të rëndësishme. “Jeta është si shkallët e kotecit të pulave. Të shkurtra dhe të dhjera,” shfrynte ai në zyrën e tij.
Më 6 korrik, sondazhet tregonin se fiksimi pas Schulz kishte marrë fund. “Jemi në rënie të lirë. Ndoshta jam kandidati i gabuar. Njerëzit janë të sjellshëm me mua, por ndoshta ngaqë u vjen keq. Në të vërtetë nuk kam as shansin më të vogël për të fituar,”shprehej ai me stafin.



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu