Lidhu me ne

Aktualitet

Ngjela kërkon rrëzimin e Edi Ramës

Ngjela kërkon rrëzimin e Edi Ramës
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në rrjetet sociale situatën politike, kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit dhe sipas tij shkatërrimin e të gjithë rrjetit kriminal të Edi Ramës i cili duhet të rrëzohet sipas Ngjelës.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës me politikën e tyre proshqiptare në Ballkan, po e shpëtojnë edhe një herë Shqipërinë dhe shqiptarët nga rreziku i shkatërrimit.
Narkotrafiku politik; paratë e korrupsionit makabër Berisha-Rama; shkatërrimi i të gjithë sistemit ligjor dhe sistemit gjyqësor në Shqipëri – të gjitha bashkë kanë qënë dhe mbeten ende tentativë për ta kthyer Shqipërinë në pronë.
Por tani të gjithë krerët janë të hetuar ndërkombëtarisht dhe po shkojnë drejt fundit të tyre.
Si pasojë e gjymtimit të popullit shqiptar nga fuqitë e mëdha që në fillim të Shekullit të Njëzetë, dhe krijimi i tre shteteve ballkanikë me territore shqiptare dhe me shqiptarë: Greqia, Serbia dhe Mali i Zi; pushtetet politikë në Shqipëri kanë qënë pronë personale e kreut të shtetit.
Dy janë më tipikët që e kthyen Shqipërinë si pronë të tyre: Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha.
I treti që tentoi ta kthente në pronë ishte Sali Berisha në vitet 1992-1997; por shqiptarët e flakën si një rreckë.
Tani po shohim se paskësh filluar edhe një tjetër, Edi Rama, që paska menduar dhe mendon me memdjelehtesinë e një të padituri, se mund ta blente Shqipërinë dhe shqiptarët me para korrupsioni dhe para trafiku.Ahmet Zogun e shkatërroi politika italiane pasi e bleu më parë si ordiner që ishte.
Enver Hoxhën dhe hordhitë e tij e rrëzoi embargoja perëndimore dhe budallallëku i tij prej diktatori mizor; sepse i çoi shqiptarët drejt urisë.
Sali Berishën e rrëzoi politika amerikane me brilancën e Bill Klintonit.
Tani na ka dalë në skenë një kaqol që kërkon të blejë Shqipërinë me para trafiqesh, por që, pasi ka katër vjet që përgjohet, është kapur plotësisht nga investigimi amerikan dhe i vendeve të bashkimit europian. Tani sigurisht që pritet likuidimi i tij.
Është marrëzia e mediokriteti provincial shqiptar ajo që i ka shtyrë këta individë drejt orekseve patologjike kundër shqiptarëve, por edhe blerja që iu kanë bërë më radhë Beogradi, Athina dhe Moska. Tani duket se jemi në fund të kësaj historie të trishtë kur në një shekull kanë bërtitur në Beograd: “blejini krerët shqiptarë kundër shqiptarëve, se ata shiten”!
Por i fundit: Edi Rama, do të cilësohet si më qesharaku.
Gjithsesi tani, si pasojë e ngritjes së lartë perëndimore të ndërgjegjes shqiptare, dhe suksesit që pati politika amerikane dhe ajo gjermane në Reformën në Drejtësi, korrupsioni shqiptar i të dy krahëve të politikës është në grahmat e fundit.
Po t’i qëndrojmë praktikës amerikane në spastrimet e bandave korruptive, duhet të presim që, tani, pas çështjes Tahiri, të fillojnë më radhë ekspozimit e korrupsionit të rrethit të ngushtë Rama, deri në rrëzimin e qeverisë së tij.
Po pas kësaj, çfarë do të ndodhë.
Uashingtoni duhet të mbështesë një qeveri besimi antikorrupsion në Shqipëri, e cila duhet të drejtojë Reformën, dhe ta fusë Shqipërinë dhe shqiptarët, për herë të parë, në zgjedhje të lira e të ndershme.
Në ngjarjen Tahiri, janë trembur të gjithë: i shihni Bashën dhe ata që dalin nga PD si janë bërë në fytyrë?
Kjo është koha e drejtësisë shqiptare, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por edhe për të gjithë shqiptarët që popullojnë prej mëse 2000 vjetësh Ballkanin Perëndimor.
Kjo sepse , në një shekull, kjo ka qënë praktika amerikane në vendosjen e demokracisë, ligjit dhe drejtësisë në vendet që ajo ka ndihmuar për demokracinë dhe identitetin e tyre kombëtar
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook