Në foto: Vjollca Hoxha dhe Edi Rama
Dy javët e fundit Top Channel ka bërë tentativa për ta ri-pozicionuar veten si një televizion kritik me qeverinë Rama. Lëvizja e Sokol Ballës nga Drejtor Informacioni dhe disa kronika të këtij televizioni mbi çështjen ‘Tahiri-Sota’, jepnin përshtypjen sikur TCH po kalon në oponencë me qeverinë Rama.
Këto lëvizje të fundit u komentuan gjerësisht në mediat e tjera, madje disa nxituan dhe ta duartrokisnin këtë qëndrim të ri të televizionit kombëtar.
Por a ka vërtetë një ri-pozicionim editorial të Top Channel në raport me qeverinë?
Përgjigja më e mirë vjen nëse kalojmë në sitë raportimet pompoze të këtij televizioni në tre ditët e fundit.
Prej tre ditësh Top Channel është investuar me shumë bujë në një skandal fluskë dhe të pakuptimtë, mbi gjasme rrezik-arratisjen e Saimir Tahirit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Ditën e parë Top Channel raportoi një lajm të tipit ‘Saimiri u nis por avokati i tij s’dinte gjë’. Ky lajm ishte një budallëk me brirë, sepse largimi i Saimir Tahirit nga vendi përbën lajm vetëm nëse ka një vendim gjyqësor që ia pengon atij lëvizjen. Tahiri s’ka asnjë detyrim ligjor të njoftojë avokatin kur shkon diku.
Më pas lajmi u trash me raportime të tipit “A do na kthehet nga Gjermania ky djalë?”, duke vijuar dhe me kronikën e sotme ku paraqitej Tahiri mirë e bukur duke shkuar për në shtëpi.
Video Player
Në tre ditë rresht Top Channel ka orientuar publikun me një ‘Fake News’ me një furtunë në gotë, duke u përpjekur të krijojë alarm për një problem që nuk ekzistonte.
Ka dy arsye që orientojnë se Top Channel e ka sajuar këtë situatë:
-
Gazetarët e këtij televizioni e dinin se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që e pengon Tahirin të kalojë kufirin. Por nuk e thoshnin në kronika këtë fakt.
-
Informacionin për largimin e Tahirit drejt Gjermanisë, Top Channel e ka siguruar nga burime qeveritare pra nga vetë qeveria Rama. Nëse do kishte vërtetë një shqetësim se Tahiri ishte arratisur, kjo do ishte një ngjarje që mund të rrëzonte qeverinë dhe zor se ky lloj lajmi mund të vinte nga Top Channel.
Por kjo sajesë e Top Channel na ndihmon të kuptojmë pozicionin e vërtetë të këtij televizioni, jo në raport me qeverinë dhe opozitën, por në raport me klanet rivale brenda rilindjes.
Nga ky lajm ka dy të fituar: Kryeministri Rama dhe Top Channel. Pasi u prodhua një ‘Fake News’ për Tahirin tashmë Edi Rama e ka më të thjeshtë të godasë median në raportimet mbi këtë çështje.
Rama shumë mirë mund të thotë në vijim se ‘kazani shpifi sikur Saimiri u arratis nga vendi”.
Kjo situatë goditi besueshmërinë e medias në raport me hetimin penal të Tahirit dhe i dha alibi Ramës për të relativizuar raportimet mbi trafikun e drogës në vijim.
Por paralelisht me Edi Ramën, Top Channel ka vijuar dhe linjën e vetë, dashamirëse dhe të afërt me Veliajn dhe goditëse ndaj Tahirit.
Raportimet e TCH për Tahirin dhe Veliajn



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu