Lidhu me ne

Kryesore

Pse falimentoi kompania Plus Communication?  

Kompania e telefonisë celulare Plus Communication ka lajmëruar se që prej 1 Janarit 2018 nuk do të ofrojë më shërbimin ndaj abonentëve të saj. Arsyet e falimentimit kompania i ka përcjellë në një relacion dërguar Autoritetit të Konkurrencës ku thotë se “Për shkak të vështirësive financiare, ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celularë sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën”.
Revista ekonomike “Monitor” i ka bërë një analizë shkaqeve që çuan në falimentimin e grupit Plus Communication të përbërë nga aksionerë shqiptare, duke renditur si kryesore problemet me konkurrencën e tregut dhe diskriminimin nga AKEP.  Sipas saj, që në fillimet e aktivitetit, Plus u përball “me muret që krijuan operatorët e mëdhenj, që nisën të ofronin tarifa shumë të lira brenda rrjetit, duke “larguar” klientët nga të vegjlit”.
“Burokracitë në marrjen e licencës 3G iu shtuan vonesave në ndërhyrjet e autoriteteve rregullatore për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga pozita dominuese në treg e aktorëve të mëdhenj”, shton revista në shkrimin e vet.
Një nga problemet për të cilat Plus është ankuar që prej vitit 2013 lidhet me ekzistencën e grupeve dhe “klubeve” brenda operatorëve të mëdhenj, e cila për rrjedhojë sillte diferenca të mëdha çmimesh në komunikimin drejt rrjeteve të tjera, duke krijuar mure mbyllëse për abonentët. Përmes mosndërhyrjes, autoritetet jo vetëm që kanë dëmtuar financiarisht Plus-in, por në këtë mënyrë kanë ndikuar direkt edhe në zbrazjen e xhepave të konsumatorëve shqiptarë, duke u ngarkuar atyre tarifa më të larta për nevojat e tyre për komunikim.
Zvarritja e dhënies së autorizimit për shërbimet 3G, kulmoi edhe me trajtimin haptazi me dy standarde të një çështjeje të ngjashme të sjellë në vëmendje të tij nga operatorët në treg, në lidhje me shfrytëzimin e frekuencave 3G dhe 4G. Plus ishte i vetmi operator i katërt në Europë, që nuk iu dha “roaming kombëtar”, në periudhën në të cilën parashikohej ndërtimi i rrjetit të transmetimit, duke e diskriminuar kështu në një treg tashmë të saturuar në aspektin e penetrimit.
Përballë kësaj situate, kompania u vu në vështirësi dhe në vitin 2014 humbjet ishin 1.4 miliardë lekë, nga 1.8 miliardë lekë që ishte totali i të ardhurave, çka krijoi probleme dhe në shlyerjen e një kredie sindikatë, të marrë për zhvillimin e aktivitetit. Humbjeve të aksionerëve të Plus iu shtua dhe ristrukturimi i kredisë prej 35 milionë eurosh. Ndryshe nga bizneset e tjera që vijojnë të jenë debitorë dhe huatë e tyre nuk kthehen, por vetëm sa janë fshirë nga bilancet e bankave, ristrukturimi i huasë u mundësua përmes hyrjeve nga aksionerët, të cilët morën përsipër pagimin e detyrimit, duke i bartur vetë humbjet.
Konkurrenca e pranon se reduktimi i numrit të operatorëve mund të sjellë rritje të çmimeve, por tregu mund të mbahet gjithë kohën në monitorim. Ajo vlerëson se për shkak të strukturës oligopolistike të tregut të telefonisë celulare, barrierave në hyrje për shkak të licencave të dhëna, pjesës së ulët të tregut që zotëron ndërmarrja PLUS, konkurrenca mendon se dalja nga tregu e operatorit Plus mund të sjellë ndryshime të strukturave të tregut.

Marrë me shkurtime nga Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook