Lidhu me ne

Kryesore

Dekreti i vitit ’33 që ndalonte të rinjtë në kafene. Dhe një debat për ato që Mit’hat Frashëri i cilësonte si “fole demoralizimi”

Dekreti i vitit ’33 që ndalonte të rinjtë në kafene. Dhe një debat për ato që Mit’hat Frashëri i cilësonte si “fole demoralizimi”Frekuentimi dhe qëndrimi më kohë të zgjatur në kafene është një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Ky fenomen ka tërhequr jo pak vëmendjen e të huajve që vizitojnë Shqipërinë. E në fakt, kafeneja në Shqipëri është më shumë se një vend ku konsumohet kafe…
Por ky fenomen nuk i përket vetëm viteve të pas rënies së regjimit komunist por daton shumë më herët.
Tendenca e shqiptarëve për të qendruar gjatë në kafene e për të diskutuar konsiderohej si një problematikë serioze për shoqërinë në vitet ’20.
Në këtë periudhë në mbarë vendin u hapën kafene të shumta e me fasada që bukura.
Lumo Skëndo apo Mid’hat Frashëri do të ishte një nga kritikët më të mëdhenj të këtij fenomeni. Në shkrimet e tij, ai thekson vazhdimisht rolin demoralizues që kafenetë kishin në Shqipëri. Ndërsa analizon shoqërinë shqiptare e marrëdhëniet me ekonominë te “Hylli i Dritës” ai evidenton si problematikë të madhe përtacinë e shqiptarëve, tendencën për të qendruar me orë të tëra në kafene. Në analizën e botuar në numrin e korrikut të vitit 1923, ai sjell si fakt që vetëm në Vlorë ka 72 kafene edhe pse fluksi i aktivitetit tregtar në port është i ulët.
Që të kuptojë këndonjësi im çë rol demoralizonjës lozin kafenetë në Shqipëri, duhet t’i them se në Vlorë, një qytet ku në javë një herë zë një vapor i voglë, ka 72 kafene! Tre prej këtyne foleve të demoralizimit janë çelurë këta 6 muaj të fundit! Pastaj le të kuxojmë dhe të themi që s’ka përparim në Shqipëri!” shkruante ai.
Të njëjtin qendrim ai do ta mbante për shumë vite më radhë pasi këtë problematikë do ta evidentonte edhe në një analizë tjetër, tre vite më vonë. Ndërsa analizon shkaqet e varfërimit të shqiptarëve, në vend të parë si shkak ai rendit kafenetë.
Kafenetë. Çerdhe përtimi, ku dergjetë burri tër ditën, pa punë, pa sforcim, pa përpjekje; ku shkrin energjinë, shëndetin, turpin dhe nderin. Kafeneja është një spital ku njeriu nukë vete për të shëruare, po për të sëmururë, të marrë lëngatatë me të liga” shkruan Skëndo te “Kalendari Kombiar” i vitit 1926.
“Kam mbetur i impresionuar nga numri i konsiderueshëm i kafeneve në Tiranë. Gëlojnë në qendër, brenda pazarit, janë përhapur në shesh, në rrugicat e vogla të qendrës, të periferisë, pra kudo.
Mbajnë emra pompoz, disa janë të mëdha e me vetrata të gjera, disa të tjera janë të vogla e të fshehura në magazina të errëta. Të gjitha gëlojnë nga njerëzit. Disa lozin trik-trak, shumë pinë duhan bekueshëm para një filxhani të vogël kafeje turke të lëngshme dhe me shumë aromë; pëshpëritin për politikë, komentojnë ngjarjet kryesore, bëjnë thashetheme ashtu siç ndodh dhe në perëndim.
Ajo çka më ka bërë përshtypje është se nuk kam parë askënd të lexojë. Në kafene kalohet koha, kërkohet rutina e përditshme, mbarohen punë, bëhet politikë e pihet shumë raki. Jeta në Tiranë si kudo në Lindje kryhet shumë në kafene. Të gjithë nxitojnë aty, të gjithë lënë takim në to” do të shkruante në vitet ’30 gjenerali italian Pio Azais, në reportazhin “Në kryeqytetin e një mbretërie të re”.
Por fenomeni i frekuentimit të kafeneve nuk do të ishte një problematikë e evidentuar nga njerëzit me autoritet publik të asaj kohe por do të ishte edhe një problematikë për autoritetet shtetërore.
Në vitin 1933, prefektura e Korçës do të nxirrte tre dekrete të posaçme “për mbrojtjen e moralitetit publik”, dy prej të cilëve i përkisnin pikërisht çështjes së frekuentimit të kafeneve.
Referuar raportimit të revistës “Leka”, në 11 korrik të vitit 1933 do të miratoheshin dekretet që parashikonin se djemtë nën moshën 18 vjeç nuk mund të frekuentonin vende dëfrimi të papërshtatshme dhe se përveç 3 kafeneve që konsideroheshin si serioze, të tjerat duhej të mbylleshin në 00:00.
Për zbatimin e këtij dekreti do të angazhoheshin edhe forcat policore të cilat do të kontrollonin që nëpër kafene të mos futeshin të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Kafenetë në atë periudhë konsideroheshin si një vend ku qytetarët mblidhen për të diskutuar jo vetëm për çështjet personale por edhe për ato publike.
Ndaj, roli i kafeneve në formimin e mendimit shoqëror do të trajtoheshin në analiza të ndryshme në këtë periudhë edhe nga Gjergj Fishta, Vangjel Koça etj. që do të evidentonin për nga natyra e bisedave që zhvilloheshin, nuk mund të pretendohej se mund të sillnin një kontribut pozitiv të mënyrën e të menduarit të shqiptarëve apo në formimin e atij që konsiderohej opinion publik.
Gjithsesi, gjatë periudhës së regjimit komunist, kafenetë do të reduktoheshin. Jeta e kafeneve do të “shuhej” gjatë periudhës së regjimit komunist dhe frekuentimi i tyre nuk do të ishte në masën e viteve të para Luftës së Dytë Botërore.
Kjo do të vinte edhe për shumë arsye të tjera, megjithatë sikurse analizon shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë “është logjike që tek e fundit: kur sundon një ideologji e hekurt, nuk ka më vend për lojën e lirë të mendimeve”.
Pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët do t’i riktheheshin sërish zakonit të frekuentimit të kafeneve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT të vitit 2015, rezulton se numri i bar-kafeve në Shqipëri është më shumë se 13 mijë e 600, pra ka një raport 473 bar kafe për 100 mijë banorë.
Ky raport bën që vendi ynë të jetë në krye të listës së vendet me numrin më të lartë të kafeneve (në raport me popullsinë) në botë.  / Scan
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook