Në vigjilje të Krishtlindjeve, presidenti Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare, kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Mes të tjerash Meta ka deklaruar se ka mirënjohje ndaj aktivitetit dhe përkushtimit të tij shpirëror për ngritjen e kishës autoqefale ortodokse shqiptare.
Janullatos deklaroi disa ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pas largimit të tij pasardhësi do të jetë shqiptar.
“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos.


