Lidhu me ne

Kryesore

Kulisat sipas portalit Lapsi.al / Ç’ndodhi mes Top Channel dhe Sokol Ballës?

Të gjitha mediat online kanë vënë re me bujë se drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla, ndryshe nga normalisht, nuk morri pjesë në këngën tradicionale të fund vitit në Top Channel. Burime nga ky televizion bënë me dije për Lapsi.al, se organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakulli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysëm zemre ftesën – urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë.
Dhe kjo jo për një kapriço të gazetarit.
Konflikti është më i thellë.
Media online Dritare.net që i referohej burimeve të brendshme të Topit, njoftonte sot se krisja midis Vjollca Hoxhës dhe Ballës kishte ndodhur direkt pas emisionit ”Top Story” në shtëpinë e Saimir Tahirit. Për atë intervistë, Balla mori shumë kritika në publik se u tregua tepër i butë me ish ministrin e Brendshëm dhe i la atij pa i bërë pyetjet themelore. Pikërisht ky raeagim ka ndezur ndoshta paranojën e theksuar që mundon prej kohësh Vjollca Hoxhën, e cila ka bindjen se figurat kryesore të Top Channel e tejkalojnë atë, për të bërë lidhje të drejtpërdrejta me politikanët më të lartë në vend. Në më shumë se një rast burime të Topit pretendojnë se znj Hoxha është ankuar pranë miqve të saj të afërt, se ajo nuk përfillet nga Edi Rama për arsye se ai ka vendosur lidhje direkte me vartësit e saj në këtë tevevizion. “Unë nuk po përfitoj dot aq shumë sa Sandri i Klanit për arsye se unë nuk i kam në zap ushtarët e mi”, besohet se është makthi që e mundon trashëgimtaren e kësaj perandorie mediatike.
Dhe në këtë sfond, intervista e Sokol Ballës me Saimir Tahirin, ka qenë me sa duket kupa që ka derdhur gotën. Kjo gjë u pa menjëherë edhe në ndryshimin e politikës së televizionit. Përpos shkarkimit të Ballës nga Drejtor i informacionit, menjëherë pas këtij emisioni, Topi filloi edhe sulmet kundër Tahirit. Ai transmetoi dy tre kronika të forta kundër ish ministrit të Brendshëm, ndonjërën prej tyre të propoganduar me shumë bujë por të pa mbështetur në fakte.
Megjithëatë version zyrtar që drejtuesit e Top Channel dhanë në atë kohë për Lapsi.al ishte: “Sokol Balla do të largohet nga lajmet, por ai do të vazhdojë të jetë drejtues i “Top Story”, emisionit që e drejton prej një dekade.
Por, me sa duket një zgjidhje e tillë, që cënonte si egon po ashtu edhe ambicien e tij profesionale, nuk i ka pëlqyer Sokol Ballës. Menjëherë ai ka filluar kontaktet për të braktisur Top Channel. Burime të Lapsi.al flasin për një marrëdhënie në fazë të avancuar me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus. Burime nga kjo media, që është me diferencë të theksuar nga Top Channel në audience, flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.
Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten). Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook