Lidhu me ne

Kryesore

Profesionet që do të paguhen më shumë gjatë 2018-ës në Shqipëri

Profesionet që do të paguhen më shumë gjatë 2018-ës në Shqipëri

Viti 2018 ka nisur me ambicie për këdo. Krahas shëndetit, që është parësor, një punë më e mirë dhe më shumë të ardhura janë natyrshëm në planet e gjithsecilit, që punon e jeton në Shqipëri.
Një mision i vështirë, teksa konkurrenca mes bizneseve është rritur, tregjet janë drejt maturimit, konsumi është i dobët, çka ul fitimet e sipërmarrjeve dhe e bën më të vështirë që ata të rrisin pagat e punonjësve.
Kjo po shtyn dhe shumë individë, që të largohen nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë.
Por, ka pse të bëheni pesimistë . Nuk është asnjëherë vonë të specializoheni në drejtimet që ka më shumë kërkesë në treg. Ka disa profesione që janë të kërkuara dhe mund të pëfitoni paga të kënaqshme në 2018-n.
EPPC Albania&Kosovo, agjenci rekrutimi dhe trajnimi, pohon për “Monitor” se në vitin 2018, pritet të ketë një kërkesë më të madhe për pozicionet drejtuese, (Nivelet CEO-1 & CEO-2) dhe për ato pozicione që gjenerojnë shitje dhe biznes, për profilet më poshtë:
Shitje/Marketing;
Financë/Kontabilitet;
Specialistë informatike;
Inxhinier ndërtimi, mekanik, elektrik, informatikë;
Njohës të gjuhës gjermane/angleze dhe franceze.
Pagat në kategorinë e drejtuesve variojnë nga 150,000 – 400,000 Leke Neto.
Si ishte tregu i punës gjatë vitit 2017
EPPC vlerëson se tregu i punës në Shqipëri gjatë vitit 2017 vazhdoi konsolidimin e mëtejshëm e funksionimit të tij si treg, ku në njërën anë qëndron oferta për punë dhe në anën tjetër kërkesa. Edhe gjatë 2017 kërkesa për punë tejkalon ndjeshëm ofertën, gjë që është veçanërisht e theksuar tek të rinjtë dhe te forca punëtore e pakualifikuar. Në EPPC ky raport ka qenë shumë i zhdrejtë, pra kërkesa për punë e këtyre kategorive qe rreth 50-70 herë më e madhe sesa ofertat e punëdhënësve. E thënë ndryshe, për një pozicion si p.sh. sekretare ka rreth 50-70 kandidatë/e që aplikojnë. Ky raport ndryshon për pozicione më të kualifikuara dhe sa më të kualifikuara pozicionet aq më të pakta janë aplikimet, madje për pozicione të larta p.sh.
Niveli drejtorëve të departamenteve CEO-1, nuk ka aplikime të përshtatshme me kërkesat e vendit të punës. “E veçanta e këtij viti është që tashmë punësimi ka filluar të shihet si një proces i dyanshëm, dhe mentaliteti i vjetër i punëdhënësve “që të mbajnë me bukë” sa vjen dhe zbehet. Ky ndryshim vihet re në pozicionet drejtuese dhe në pozicionet e mesme, ndërkohë që jemi larg ndryshimit përsa i përket pozicioneve të ulta dhe bizneseve të vogla lokale që nuk përfaqësojnë vlera dhe nuk kanë vizion për të ardhmen”, thonë ekspertët e EPPC.
Viti 2017 kristalizoi me tej ndarjet e pozicioneve të punës në 3 kategori kryesore, ku secila kategori ka veçoritë e saj.
Kategoria e parë, janë pozicionet drejtuese;
Drejtues Shitjesh;
Drejtues Finance;
Drejtues Operacionesh (në industritë e shërbimeve);
Drejtues Prodhimi (me profil tekniko-industrialë);
Drejtues Burimesh Njerëzore;
Drejtues Informatike;
Drejtues Marketingu.
Kategoria e dytë, përbëhet nga specialistë të kualifikuar, si në
Financë-Kontabilitet/Administrim;
Shitës B2B (Senior) me profil teknik si informatikë, elektrik, mekanike, profile që ndihmojnë në shitjen e produkteve që lidhen me këto profile,
Specialist Marketingu; si edhe
Inxhinier Ndërtimi, Mekanik dhe Elektrik, etj.
Kategoria e tretë, janë punonjësit e pa kualifikuar, ose vendet e punës ku kërkohet pak kualifikim. Këto pozicione vazhdojnë të mos kenë ndryshim dhe punësimi i tyre bëhet kryesisht bazuar në kriterin e të qenit hallexhinj, ose nëpërmjet rrjetit shoqëror dhe familjar. Njëkohësisht kjo kategori nuk shihet si “punësim i dyanshëm”, paguhet pak, paga që ofrohet është e panegociueshme dhe nuk shoqërohet me rritje të herëpashershme (vjetore) dhe kryesisht nuk vlerësohen mjaftueshëm në çdo aspekt.
Përtej këtij kategorizimi, edhe gjatë 2017 mbetet i pandryshuar vlerësimi i punëmarrësve për punëdhënësit e huaj. Ndarja punëdhënës i huaj dhe punëdhënës vendas mbetet e pandryshuar, punëdhënësit e huaj janë më të preferuar për të gjithë kategoritë e punëmarrësve.
Profesionet që paguhen më shumë
Sipas EPPC, kategoria e parë, ajo e drejtuesve është kategoria që paguhet më shumë, ku gjatë vitit 2017, punëdhënësit janë të gatshëm që për drejtues të mirë (CEO-1/CEO-2), të mos kursehen, por të paguajnë rreth 20-30% më shumë për të patur në skuadër drejtues profesionistë, me përvojë dhe me vlera shoqërore aq të domosdoshme në kohët që jetojmë. Pagat në këtë kategori variojnë nga 150,000 – 400,000 Leke Neto.
Industritë që paguajnë më mirë janë:
Sektori Bankar/Financiar;
Mineralet, Nafta & Gazi;
Informatika (Zhvilluesit);
Farmaceutika/Kujdesi shëndetësor;
Shitja me Pakicë;
Distribucioni.
Kategoria e dytë, e specialistëve ka njohur një rritje prej rreth 10%-20% (duke marrë në konsideratë bazën e ulët) dhe kjo vetëm por ato pozicione që kërkojnë aftësi të veçanta, si p.sh. financier që njohin programe të caktuara, inxhinierë që kanë eksperiencë në projekte të veçanta, shitës ekzekutivë që njohin industrinë ku do të shesin, etj.
Kategoria e tretë ka mbetur e pa ndryshuar, me paga në nivele të njëjta me më parë në harkun 30.000-40,000 lekë neto./Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook