Lidhu me ne

Kryesore

FOTOT / Eni Çobani nuse, rrëfen sekretin e puthjes së parë

FOTOT / Eni Çobani nuse, rrëfen sekretin e puthjes së parëJuristja e njohur Eni Çobani, ka vetëm pak ditë që ka festuar 20-vjetorin e martesës. Ndërmjetësja e çdo konflikti ishte e ftuar në “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu edhe sekretet e një raporti të gjatë dhe të lumtur me Avenirin.
Siç rrëfeu Eni, ajo dhe Aveniri janë njohur nga një rreth i përbashkët familjar. Juristja kujton mjaft mirë edhe takimin e tyre të parë: “Unë sapo isha emëruar pedagoge, isha 23-24 vjeç. Ishte një përzgjedhje e përbashkët edhe familjare, që rezultoi e suksesshme”, – tregon Eni duke rrëfyer edhe momentin kur ajo dhe Aveniri u takuan për herë të parë në Fakultetin e Drejtësisë, ku ai, me gjasë, kishte ardhur për t’u interesuar për një shkollë të dytë:
  “Ne njiheshim familjarisht, por nga kjo dëshira për të më njohur nga afër, Aveniri vjen të më takojë në universitet, bën djalin që donte të vazhdonte juridikun. Ky ishte ngacmimi i parë, po nga kjo pastaj, Aveniri bëri edhe Drejtësinë. Nisi nga dashuria, por e vazhdoi edhe universitetin e dytë”.
Më pas çifti u lidh dhe filluan të shijonin dashurinë. Pas shumë pak kohësh, erdhi fejesa dhe dy vjet më vonë edhe martesa. “Po, natyrisht që jemi puthur”, – thotë Eni me të qeshur duke kujtuar edhe atë si një moment magjik të dashurisë, e cila ishte konsoliduar: “Në ato vite ishte mali i Dajtit destinacioni i dashurisë së të rinjve. Ne kemi një pemë tonën në Dajt, atje edhe jemi puthur. Është edhe sot e kësaj dite dhe personifikon dashurinë tonë. Sa herë që shkojmë edhe me djalin, e kujtojmë me nostalgji si një prej momenteve tona të bukura.”- tregon Eni Çobani. Gjatë emisionit janë bërë publike edhe disa foto të çiftit në ditën e dasmës. 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook