Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Të gjitha këto vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut. Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me funksionimin e një organi tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në një mënyrë specifike dhe organizuar në mënyrë të përsosur. Por veç atyre fakteve të njohura për funksionimin e organizmit tonë, ka edhe shumë të panjohura e fakte interesante që zbulon shkenca çdo ditë e më shumë. Sot në suplementin e shëndetit në “Tirana Observer” do të lexoni plot 100 kuriozitete për trupin e njeriut. Mes tyre do të njiheni me zbulimet për trurin, meqë është pa asnjë dyshim pjesa me komplekse e trupit njerëzor dhe me e panjohura, zemrën, organet e aparatit tretës, gjymtyrët, hormonet, e deri te flokët e thonjtë. Simetria e trupit, e cila është prezente te secili njeri, prania e dy krahëve, dy këmbëve, paraqet raportin e trupit ndaj krahëve, këmbëve apo raportin ndaj kokës, dhe ky raport është jashtëzakonisht i përpiktë. Kështu ju do të lexoni se gjatësia trupore e secilit njeri është tetë herë më e madhe se gjatësia e kokës, fytyra është tri herë sa gjatësia e hundës, ndërmjet dy syve ka një hapësirë sa gjatësia e njërit sy. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i trupit të njeriut është përplot me detaje të imta. Një galeri e tërë kuriozitetesh për organizmin e njeriut dhe mënyrat surprizuese sesi “ora e brendshme” e trupit ndikon në jetën tonë. Gjithçka në një suplement prej pesë faqesh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu