Të gjithë ankohen për çmimet e larta të naftës: bizneset shqetësohen për koston në rritje të nënprodukteve dhe politikanët tromaksen për situatën gjeo-politike të vendeve të pasura me naftë, ndërsa pjesa tjetër prej nesh paguan përmes hundës atë që mbushet në pikat e karburantit. Por sa dimë ne vërtet për naftën? A e dini se nga vjen nafta? (Jo nga dinozaurët). Apo se gjatë ditëve të hershme benzina ishte kaq e pavlerë sa hidhej në lumenj? A e dini se sa i kushton sauditëve të prodhojnë një fuçi me naftë bruto. Kjo shpjegon faktin se pse ata janë kaq të pasur. Së bashku me këtë, lexoni 10 fakte që nuk i dinit për naftën. Emri i fjalës naftë në greqisht dhe latinisht do të thotë “vaj i gurit”. I pari që e përdori fjalën “petroleum” ishte mineralogu gjerman, Georg Bauer në vitin 1556. Kinezët janë ata që kanë hapur për herë të parë pusin e thellë 240 metra, duke përdorur degë bambuje. Nafta ndodhet në shtresat e thella të karbonit thellë në tokë. Përdorimi më i lashtë në luftë është “zjarri grek”, një armë e përsosur që përmbante produkte të ndryshme të naftës, dhe hedhja e ujit nuk e shuante zjarrin, por e intensifikonte atë. “Aramco” është kompania shtetërore që nxjerr naftën në Arabinë Saudite. Sipas revistës “Forbes”, kjo kompani fiton gati 200 miliardë dollarë në vit. Ministri i naftës vitin e kaluar, Ali Al-Naimi u tha reporterëve se një fuçi normale me naftë kushton vetëm 2 dollarë për t’u prodhuar, ndërsa çmimi sot i ka kaluar të 130 dollarët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu