Lidhu me ne

Kryesore

Kafshët shtëpiake dhe alergjitë që vijnë prej tyre

Kafshët shtëpiake dhe alergjitë që vijnë prej tyre
Çfarë i shkakton alergjitë e kafshëve?
Reaksionet alergjike shkaktohen nga shumë lloje molekulash, veçanërisht proteina, të cilat quhen “alergjenë”. Të gjithë qentë përmbajnë alergjenë në lëkurë, pështymë dhe urinë. Pa marrë parasysh gjatësinë e qimeve të tyre, të shkurtra apo të gjata, ose çfarë lloj rrace janë, asnjë qen nuk është plotësisht hipo-alergjik (që nuk shkakton asnjë lloj alergjie).
Gjatësia e qimeve, nuk është problemi.
Zbokthi i lëkurës (fjala zbokth i referohet materialit që qentë lëshojnë bashkë me qimet) është një alergjen i rëndomtë. Ai ngjitet pas qimeve të kafshëve dhe njerëzit mendojnë se janë qimet e rëna janë ato që i përçojnë alergjenët tek njerëzit.
Por, problemi nuk është gjatësia e qimes së qenit. Qentë me qime të gjatë nuk është se kanë më shumë gjasa të shkaktojnë alergji se qentë me qime të shkurtër. Por disa rraca (si qeni portugez i ujit), lëshojnë më pak qime se rracat e tjera. Më pak qime të rëna do të thotë më pak alergji. Gjithashtu, disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj alergjenëve se disa të tjerë.
Cilat rraca të qenve lëshojnë më pak qime?
Klubi i Kolibeve Amerikane ka listuar disa rraca që kanë gëzof “që nuk lëshon qime”. Ata lëshojnë pak qime, por ndryshe nga rracat e tjera, ata nuk lëshojnë qime të pjesës së brendshme të gëzofit, kështu që lëshojnë më pak zbokth.
Lista e AKC-së: terrieri i berlingtonit, Bichon Frise, qeni kinez me kreshtë, spanieli irlandez i ujit, terrieri i kerry-it (një rracë lope e vogël), Maltezi, qeni qimedredhur (poodle), qeni porugez i ujit, schnauzer-i, terrieri i grunjtë me gëzof të lehtë dhe Xoloitzcuintli (qeni meksikan me qime të shkurtër).
Qentë e dizenjuar
Disa përzierje specifike rracash, që quhen qentë e dizenjuar, janë shumë të popullarizuar. Një shembull është Labradoodle-i. Kjo përzierje Labrador/doodle (qeni qimedredhur) thuhet se është një rracë që ka shumë pak zbokth, AKC paralajmëron se nuk ka garanci se këta qenë do ta kenë gëzofin me qime të dredhur.
Tiparet individuale të qenit kundër atyre të rracës
Kur vjen puna për të qenë hipoalergjenik, karakteristikat individuale të një qeni kanë më shumë rëndësi se ato të rracës së tij. P.sh. qentë me zbokth lëshoj më shumë alergjen-ë. Rracat që kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme të trashëguara me zbokthin përfshijnë spanielët cocker, spanielët springer, qentë e gjahut me këmbë të shkurtra (basset springer), terrierët e bardhë të maleve të perëndimit, dachshund-ët, labradorët dhe risjellësit e artë (golden retrievers), si dhe pastorët gjermanë.
Morrat e pluhurit në territorin e qenve
Nëse ju teshtini, mund të mos jetë faji i qenit. Morrat e pluhurit, një alergjen madhor për njerëzit, mund të rriten më së miri në territorin ku qeni shpenzon shumicën e kohës.
Një ide e mirë në lidhje me këtë është të zëvendësoni shtratin e qenit kur kalon një vit nga përdorimi, veçanërisht në qoftë se shtëpia juaj nuk ka sistem qendror ajrimi ose nëse shtrati i qenit është i vendosur në bodrum.
Nuk ka mace hipoalergjike
Pështyma e maces mbart alergjenë të fortë. Ashtu si me qentë, problemi nuk është gjatësia e qimeve. Disa rraca macesh, si macja blu siberiane dhe ruse, besohet se janë më pak alergjike.
Por nuk ka gjë të tillë, si një mace që nuk shkakton një reaksion alergjik tek një person të prirur drejt alergjive.
Simptomat e alergjive të shkaktuara nga qentë
Nëse jeni alergjik ndaj qenve, simptomat janë të ngjashme me ato të shumicës së alergjive:
-Kollitje dhe gulçim;
-Sy të kuq dhe që kruhen;
-Hundë të zëna, që të hanë dhe rrjedhin;
-Teshtima;
-Reaksione të lëkurës.
Testi i lëkurës ose i gjaku-t që quhet RAST (testi radioalergosorbent) mund të ndihmojë për të hequr mundësitë e tepërta të shkakut të alergjisë tuaj. Ky test është mirë të kryhet, sepse ju mund të jeni alergjik ndaj poleneve ose mykut që gjendet tek qentë. Edhe atëherë, testi nuk është përfundimtar.
5 mënyra për të shmangur alergjitë që vijnë nga kafshët shtëpiake
Edhe kur dikush në shtëpi është alergjik, rreth 25% e familjeve vazhdojnë ta mbajnë kafshën e tyre shtëpiake. Nëse pjesëtarët me katër këmbë të familjes ju bëjnë të teshtini, ju mund të:
– Mbani kafshët larg nga dhomat e fjetjes;
-Luaj me kafshët jashtë;
-Lani duart pasi të prekni kafshët;
– Lajeni qenin tuaj të paktën një herë në javë;
-Largojini qilimat dhe rrugicat.
Si të merrni një kafshë tjetër shtëpiake
Një ide e mirë është të shihni se si fëmija juaj reagon ndaj llojit të kafshës shtëpiake që doni të merrni.
Çojeni fëmijën tuaj të vizitojë një shtëpi që ka atë lloj kafshe shtëpiake dhe lëreni të luajë me të edhe pse nuk ka garanci që nuk do të preket nga ndonjë alergji. Nëse ju e dini se fëmija juaj është alergjik ndaj kafshëve shtëpiake, por jeni të vendosur të merrni një të tillë, në fillim kufizoni kohën që fëmija kalon me kafshën dhe shihni se çfarë reagimesh ka.
Lamtumira mund të jetë zgjidhja më e mirë
Alergjia dhe astma nuk janë një problem i vogël. Nëse fëmija juaj ka një alergji të rëndë nga kafshët, shpesh e vetmja zgjidhje është t’i gjeni kafshës një shtëpi të re.
Edhe pas kësaj, mund të duhen rreth 6 muaj për që shtëpia të jetë plotësisht e pastër nga alegjitë e kafshëve shtëpiake.
Kafsha shtëpiake që nuk ju shkakton alergji
Në qoftë se ju ose dikush në familjen tuaj bën pjesë tek 10%-ëshi i njerëzve alergjik ndaj qenve, konsideroni marrjen e një kafshe që nuk ka qime apo pupla. Provoni një breshkë, gaforre, peshk apo gjarpër. Ne gjithashtu e dimë se këto kafshë bartin rreziqe për shëndetin.
Kafshët shtëpiake ekzotike mund të bartin salmonelën dhe sëmundje të tjera. Për më tepër breshkat janë lidhur me shpërthimet e fundit të salmonelës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook