Lidhu me ne

Kryesore

Lagjet më të famshme të Tiranës: Cilat janë dhe për çfarë shquhen

Lagjet më të famshme të Tiranës: Cilat janë dhe për çfarë shquhen
Tirana nuk është vetëm Blloku.
Tirana e vërtetë është në periferi, aty ku ndodh e paimagjinueshmja.
Ja cilat janë lagjet më të famshme të Tiranës dhe pse janë të famshme
Kombinati – I famshëm për kampionatin e dominosë dhe bandat e reperëve me çmime Grammy
Mr. Elvis, çunat e Kombinat Rap City, janë të gjithë çuna Kombinati. Nuk dihet nëse Kombinati është bërë i famshëm prej tyre apo ata janë bërë të famshëm nga Kombinati, e sigurtë është se i gjithë Kombinati i njeh.
Megjithatë, ata të gjithë janë spektatorë kur vjen dita e kampionatit të dominosë mes pleqve të Kombinatit. Dita e kampionatit të dominosë në Kombinat është çdo ditë.
Komuna e Parisit – E famshme sepse duhet të kesh patjetër dikë që jeton atje
Komuna e Parisit është një lagje që nuk mund ta përshkruash me fjalë. Kur të pyesin: “Po pse është kaq e famshme kjo lagje?”, ti nuk ke një përgjigje. Por një gjë e di me siguri, ke një ose më shumë të njohur që jetojnë atje. Shpesh shkon atje për të pirë kafe. Është një rrëmujë e paparë, plot me njerëz dhe trafik në një rrugë kryesore që është shumë e ngushtë për dy makina, sepse është plot me makina të parkuara rrëzë trotuarit.
Don Bosko – I famshëm për përmbytjet në dimër dhe për xhepistët
Legjenda thotë se tek Don Bosko të marrin telefonin nga dora dhe nëse bën rezistencë, ta marrin me gjithë krah.
Duke qenë një prej lagjeve më të njohura dhe më të populluara, Don Bosko është qendra e disa mediave shqiptare e megjithatë, në 2014-ën u bë më shumë e njohur si “zona e përmbytjeve” pasi u përmbyt disa herë nga shirat.
Megjithatë, mbetet një vend i pëlqyer për shumë njerëz, pasi ka kafene shumë të këndshme ku mund të shkosh edhe me fëmijët.
Rruga e Durrësit – Për shëtitjet dhe tironsit e vjetër
Rruga e Durrësit është shumë e njohur si shëtitore, sepse të ofron çdo gjë që të duhet që nga dyqanet e veshjeve, tek kafenetë e hapura, akulloret dhe ëmbëlsirat, serviset e telefonave por edhe agjencitë turistike dhe ato të postave të shpejta.
Më parë, tek Rruga e Durrësit jetonin familjet më të privilegjuara, kurse sot edhe pse popullsia është përzier, ka shumë tironsë të vjetër që jetojnë akoma atje. Ndërsa rruga kryesore është plot me ndërtime moderne, nëse futesh pak më thellë mund të gjesh shtëpitë e bardha me qerpiçë.
Kinostudio – E famshme për Kinostudion dhe televizionet
Pothuajse çdo media e madhe shqiptare është vendosur në zonën e Kinostudios. Është një zonë e banuar, sigurisht, por kjo periferi e Tiranës shërben si qendra e medias audio-vizive shqiptare, ku gjenden studiot dhe zyrat e televizioneve.
Gjithashtu, aty janë të vendosura Kinostudioja, shtëpia shtetërore e filmit shqiptar dhe shkolla e filmit dhe multimedial  “Marubi”.
Blloku – I famshëm sepse ka qenë i ndaluar
Kjo lagje që dikur ishte e ndaluar për njerëzit e thjeshtë sepse këtu jetonin anëtarët e byrosë, sot është lagja më e famshme për argëtimet, për jetën e natës. /Anabel.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook