Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë është fruthi?

Fruthi: Çfarë duhet të dini për sëmundjen që po pushton Shqipërinë dhe Europën
Fruthi: Çfarë duhet të dini për sëmundjen që po pushton Shqipërinë dhe Europën
Jo vetëm Shqipëria, por edhe Europa ka parë një rritje të konsiderueshme të rasteve të fruthit në vitin 2017.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Europë janë 21 mijë pacientë, ndërsa sëmundja ka qenë fatale për 35 persona.
Në hartën e OBSH janë 15 vendet më të prekura, në renditje të parë janë Rumania, Italia dhe Ukraina.
Përkatësisht Në Rumani janë regjistruar 5.562 raste, në Itali 5.006, ndërsa në Ukrainë 4.767.
Fruthi ka prekur edhe vende të tjera si Greqi, Gjermani, Serbia, Taxhikistan, Francë, Rusi, Belgjikë Mbretëria e Bashkuar, Bullgari, Spanjë, Republika Çeke dhe Zvicër.
Çfarë duhet të dini mbi fruthin
Fruthi është një sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët. Ai shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur paramyxovirus. Ai përhapet nga një fëmijë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë puthjes.
Cilat janë simptomat e fruthit?
Simptomat do të fillojnë të shfaqen 10 deri në 14 ditë pas infeksionit të virusit të fruthit. Si fillim ato përfshijnë temperaturë, dobësi, humbje të urisë dhe sy të kruajtshëm. Hunda e fëmijës mund të ketë rrjedhje dhe fëmijët mund të humbin volumin e zërit, të kenë një kollë të thatë dhe të bezdisen nga drita. Nga dita e tretë, pika të bardha ose blu do të shfaqen në brendësi të gjuhës. Ato mund të kenë një rreth të hollë të kuq përreth. Këto janë quajtur pikat koplike. Në vazhdimësi të kësaj, skuqje të tjera do të shfaqen në lëkurë. Skuqja zakonisht fillon pas veshëve dhe përhapet në fytyrë, trup dhe më pas në krahë dhe këmbë.
Cili është trajtimi për fruthin?
Ashtu sikundër fruthi është shkaktuar nga një virus, trajtimi me antibiotikë nuk do të ketë efekt. Megjithatë, antibiotikët do të jepen nëse fëmija zhvillon një infeksion bakterial (siç është pneumoni-a ose infeksioni i veshit) si rezultat i të paturit të fruthit.
Mbajeni fëmijën tuaj shtrirë në krevat ose qetësisht në kolltuk. Meqenëse infeksioni do të zgjasë për 10 ditë, mos ftoni fëmijë të tjerë për të luajtur ose për ta vizituar atë.
Ofrojini fëmijës shumë pije të pastra, veçanërisht nëse ato kanë temperaturë. Mos u mërzisni nëse ndjeni se fëmija nuk është duke ngrënë pasi kjo është normale.  Megjithatë, është shumë e rëndësishme që ti jepni atyre për të ngrënë.
Kolla
Nëse kolla është e thatë (nuk pështyn gëlbazë) dhe është duke shkaktuar ankth tek fëmija, provoni të përdorni shurupin. Bisedoni me mjekun ose farmacistin se cilin produkt të përdorni. Qëndrimi në një dhomë me avull është shumë ndihmuese për fëmijën. Kjo mund të bëhet thjesht duke përdorur një vaporizer, një makinë të veçantë e cila prodhon mjegull, lagështi. Vaporizer-at mund të blihen në farmaci. Qëndrimi në banjo, ndërsa bëni një dush me ujë të nxehtë, gjithashtu mund të jetë efektive, por mund të jetë e rrezikshme. Mos e lini fëmijën të pambikëqyrur ndërkohë që e bën këtë, pasi rreziku nga djegie-t është shumë serioz.
Temperatura
Paracetamoli ose ibuprofen mund të ndihmojë për të ulur temperaturën dhe për të kontrolluar dhimbjen e kokës. Ndiqni instruktimet e shishes. Asnjëherë mos i përdorni aspirinat për fëmijët ose adoleshentët dhe mos i përdorni paracetamolët për më shumë se disa ditë, pa u konsoltuar me doktorin ose farmacistin. Kur fëmija ka temperaturë, vishini ato lehtë dhe mbulojini vetëm me një mbulesë. Nëse ato ndihen të ftohtë dhe dridhen, mbulojini ato derisa e dridhura të mbarojë dhe ato të ndihen rehat, më pas largoni përsëri rrobat dhe batanijet. Mbyllni të gjitha perdet në dhomë dhe i lini ata të qëndrojnë në heshtje në errësirë ​​pasi drita shkakton dhimbjen e syve.
Sy të ngjitur
Lajini sytë e ngjitur me një përzierje të ujit të zier (500 ml) me kripë (një lugë çaji). Përdorni një pastrues sysh që të jetë shumë i pastër. Nëse ngjitja rreth syve kthehet në të gjelbër ose të errët të verdhë, çojeni fëmijën tek mjeku pasi ata mund të kenë zhvilluar një infeksion bakterial dhe kërkojnë antibiotikë.
Dërgojeni ose kthejeni fëmijën tek doktori
Në disa fëmijë (ose të rritur) fruthi mund të shkaktojë një sëmundje serioze, siç është pneumonia ose encafaliti (inflamacion i trurit). Dërgoni ose ktheni përsëri fëmijën në spital nëse ato:
-Janë duke patur probleme në frymëmarrje;
-Janë duke u ankuar për një ngrirje qafe;
-Janë duke u ankuar për një dhimbje koke të fortë;
-Zhvillojnë mavijosje;
-Janë shumë të përgjumur ose nuk mund t’i ngrini ato nga gjumi;
Janë duke nxjerrë nëpërmjet pështymës një lëng me ngjyrë jeshile ose të verdhë ose janë duke u ankuar për dhimbje të shpinës;
-Janë duke u ankuar për lëndim të veshëve;
-Nuk kanë urinuar për 10 orë; ose
-Janë nën 1 vjeç ose kanë probleme të tjera shëndetësore kronike.
Parandalimi i fruthit
Fruthi mund të jetë një sëmundje serioze. Një vaksinë kundër fruthit mund të jetë e pranishme dhe është e rekomandueshme për të gjithë fëmijët.
Nëse ndodh një shpërthim, fëmijëve mund t’u ofrohet edhe një “dozë” përforcuese. Nëse fëmija ka fruthin, ata do të jenë infektivë nga 3-5 ditë para se njollat të shfaqen deri në më shumë se 4 ditë pasi skuqja fillon. Ata, gjatë kësaj kohe duhet të mbahen larg nga fëmijët e tjerë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook