Duke iu referuar nivelit të ndotjes së ajrit në Shqipëri, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se makinat më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në “News24”, ministri tha se, ndalimi i importit për makinat që janë të prodhuara para vitit 2009 bëhet për të uluar nivelin e ndotjes që shkaktojnë këto mjete.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu