Lidhu me ne

Kryesore

10 këshilla për të mbrojtur sytë nga kompjuteri dhe celulari

10 këshilla për të mbrojtur sytë nga kompjuteri dhe celulari
Si të mos mjaftonin kompjuterët, tani syve u është shtuar edhe një armik tjetër, telefonat e zgjuar “smartphone” me të cilët ndajmë pjesën më të madhe të kohës.
Në fakt, kur përdorni për shumë kohë celularin dhe kompjuterin, shikimi është i pari që vihet në rrezik. Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga gabimet e ndryshme që bëjmë kur qëndrojmë përpara telefonit dhe kompjuterit.
1) Sipas “AAO”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.
2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.
3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.
4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.
5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.
6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.
7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disa minutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.
8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.
9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e smartphone-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajmë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.
10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook