Lidhu me ne

Kryesore

Erdogani arreston disa mësues dhe një mjek turk që punonin dhe jetonin në Kosovë

Mediat kosovare po aludojnë hapur se arrestimi i mësuesve të kolegjit Mehmet Akif është një marëveshje okulte mes presidentit turk Erdogan dhe atij Kosovar Hashim Thaçi. Shumë vende perendimore nuk kanë pranuar ti ekstradojnë mesuesit turq te cilësuar nga Erdogani bashkëpuntorë në grushtin e shtetit, për shkak të drejtësisë së diktuar politikisht, klimës së terrorit dhe mugesës të së drejtave të njeriut që mbizotëron në Turqi. Por pushteti në Prishtinë ka dalë kundër kësaj rryme duke përzgjedhur përpara aleatëve perendimorë vëllain Erdogan. Shumë zëra influentë publikë kanë dalë hapur kundër kësaj politike të qeverisë së Kosovës.
Reagimet:
Veton Surroi
Kosova u çlirua dhe u pavarësua si një prej projekteve më të mëdha ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Gati njëzet vjet pas çlirimit, shteti i Kosovës në vend se të mbrojë ua rrezikon të drejtat e njeriut pesë shtetasve të Turqisë duke i dorëzuar autoriteteve të cilat janë larg standardeve të drejtësisë.
Një rënie e përditshme morale.
Shkëlzen Maliqi
Shpresoj se dorezimi i drejtorave te shkollave “Mehmet Akif” Turqise eshte lajm i rrejshem! Aktiviteti i tyre ne Kosove ka qene legal ne shkollat qe jane regjistrur sipas ligjeve tona dhe nese ne Kosove nuk kane qene nen hetime se jane duke zhvilluar veprimtari te rrezikshme per shtetin tone, e as Turqia nuk ka derguar deshmi tjera te bindshem se ata jane “terrorista” pos se jane “gylenista”, nuk ka pse te deportohen! Perkundrazi, duhet t’i ofrohet azili ose mundesia qe te zgjedhin ne cilin shtet duan te jetojne. Nuk e paragjykoj aspak se kush jane dhe cfare kane bere keta qe po thuhet se do te deportohen, por duke e ditur se me cfare histerie regjimi i Erdoganit largoi nga puna dhe i burgosi dhjetera mija “gyleniste” dyshoj se kjo eshte pjese e ndjekjes se turpshme te shtigave, nje fushate masive qe po e mbron pushtetin dhe tiranine e Erdoganit dhe jo aspak kontribut ne luften kunder terrorizmit.Enver Robelli
Ekstradimi i shtetasve turq me leje te rregullta qendrimi ne Kosov quhet, perndryshe, krim shteteror. Keshtu Kosova nuk sillet me ndryshe se nje „ »republike bananesh“. Kete vendim te tmerrshem e marrin njerez qe edhe vete dikur kane qene te perndjekur nga nje regjim represiv dhe kane qene shume te lumtur qe shtetet perendimore u ofruan strehim. Ish-refugjatet Thaci dhe Haradinaj shnderrohen ne ekstradues dhe sherbetore te nje regjimi qe drejtesine e ka shnderruar ne instrument terrori.Astrit GashiRamush, Hashim e Kadri kah po e qoni keshtu Kosoven! Dikur thojshit kah BE e SHBA, sot e dje kah Turqia e Erdoganit e Rusia!
Tomë Gashi: ‘Kosova ka mbetur vasale e Turqisë dhe është e dirigjuar nga Erdogani’
Tomë Gashi: 'Kosova ka mbetur vasale e Turqisë dhe është e dirigjuar nga Erdogani'
“Kosova ende ka mbetur nën ndikimin direkt të Turqisë”.
Kështu është shprehur avokati Tomë Gashi i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës.
Madje, Gashi ka përmendur një term të vjetër ku përshkruhej raporti dominues i Perandorisë Osmane ndaj fisnikëve të atëhershëm.
“Kosova ka mbetur vasale e Turqisë dhe është e dirigjuar nga Erdogani”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka shtuar se veprimet si të sotmet ku u arrestuan gjashtë shtetas turq dhe – siç po raportohet – tashmë edhe janë deportuar në Turqi me procedurë të përshpejtuar.
“Ose jemi me Amerikën, ose diku me Lindjen që veprojnë me metoda të tilla”.
“Nëse do ishte procedurë e ekstradimit, atëherë do të duhej të respektohej vendimi i institucioneve të Kosovë”.
Kadri Veseli kundër arrestimit të gylenistëve në Kosovë
Kadri Veseli kundër arrestimit të gylenistëve në Kosovë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kritikuar mënyrën se si janë arrestuar shtetasit turq në Kosovë, transmeton “Zëri.info”.
Veseli ka thënë se arrestimi i sotëm i punonjësve të Kolegjit Mehmet Akif nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë.
“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turk, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin Mehmet Akif të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook” .
Ai më tej ka thënë se arrestimi i shtetasëve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova.
“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasëve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova. Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesëve arbitrar të tij”, ka përfunduar Veseli. /Zëri/
Haradinaj kundër ekstradimit të gylenistëve
Veseli dhe Haradinaj kundër ekstradimit të gylenistëve
Kryetari i PDK-së dhe njëherit kryeparlamentari Kadri Veseli nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka kërkuar përgjegjësi ligjore ndaj atyre që janë involvuar në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, që kërkohen nga presidenti Erdogan, pasi konsiderohen terrorist në Turqi vetëm se janë përkrahës të Fetullah Gulenit, shkruan “Zëri.info”.
“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turq, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin Mehmet Akif të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.
“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova. Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesve arbitrar të tij”, thotë kryeparlamentari.
Gjatë ditës së enjte, shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një reagimi për media ka bërë të ditur se  përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq.
Sipas Haradinajt, ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.
“Si Kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, ka thënë mes tjerash ai.
Përndryshe, mediat kanë raportuar gjatë ditës se i gjithë operacioni është kryer përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ku presidenti Hashim Thaçi e ka në krye njeriun e tij, Driton Gashin.
Kjo agjenci, duke ju referuar ligjit, ka vendosur t’ua revokojë lejen e qëndrimit pesë shtetasve turq me arsyetimin se “përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook