Lidhu me ne

Kryesore

Horoskopi i ditës 2 Prill 2018

Dashi

Disa të papritura do ju pengojnë që të vlerësoni me qetësi emocionet tuaja dhe ndoshta do të shikoni gjithçka më shumë zi, nga sa është në të vërtetë. Mundohuni të jeni më optimistë! Ata që janë vetëm do të kenë shumë mundësi për ta kaluar këtë ditë të qetë. Në punë duhet të angazhoheni më shumë për të mbrojtur projektet tuaja dhe për t’i çuar përpara, pavarësisht çdo gjëje.

Demi

Me Venusin dhe Marsin të pranishëm në shenjën tuaj, do të ndiheni mjaft të lumtur dhe të shpërblyer. Do të rifitoni besimin në veten tuaj. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë ndjenja të thella dhe intensive, nga të cilat nuk do të duan të zgjohen.

Gjatë kësaj të hëne do të keni sigurinë se ku po shkoni dhe cila duhet të jetë strategjia e duhur për të arritur objektivat tuaja.

Binjakët

Do të ndjeni nevojën për tu hapur, për ti ndarë me dikë mendimet tuaja dhe për të komunikuar. Mundohuni që ta jetoni këtë ditë me partnerin/en larg të gjitha shqetësimeve. Zemrat e vetmuara do të përjetojnë emocione romantike dhe një pasion të pakontrolluar. Sa i takon sferës profesionale do të jetë një ditë ku do të arrini marrëveshje të shkëlqyera dhe do të ndërmerrni nisma të veçanta.

Gaforrja

Do e jetoni dashurinë me intensitet të madh, nga njëra anë Venusi premton emocione unike dhe shumë romanticizëm, nga ana tjetër Marsi do ju shtyjë drejt nervozizmit. Ata që janë vetëm duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund të kenë dëshira të pazakonta.

Në punë do të keni mundësi shumë të mira për të përmirësuar të ardhurat.

Luani

Emocionet tuaja do të jenë konfuze gjatë kësaj dite, të luhatura dhe kontradiktore. Problemet në raportin në çift do të vinë duke u shtuar. Ata që janë vetëm do t’iu rrahë zemra fort për një person. Priten sinjale gëzimi dhe lumturie. Kalimi i Mërkurit mund të sjellë avantazhe të shumta në situatën tuaj profesionale. Do të jeni të drejtpërdrejtë dhe komunikues.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë e shkëlqyer për sferën e dashurisë, ku do të arrini të eksperimentoni me siguri dhe do të shfaqni dashuri dhe pasion pa limit. Ata që janë vetëm do të jenë në kontakt me emocionet e tyre dhe do të pranojnë të gjitha përjetimet e një ndjenje. Edhe sa i takon sferës profesionale e hëna do të jetë e mbarë, pasi synimet tuaja do të jenë të qarta dhe do të angazhohen maksimalisht.

Peshorja

Pakënaqësitë dhe tensioni do ju pengojnë që të jetoni qetësisht dashurinë. Po përjetoni një fazë ndryshimesh e cila do të zbulojë një mënyrë tjetër të të jetuarit të jetës. Ata që janë vetëm do të kenë nevojë për kohë për t’u përshtatur me një situatë të re. Ndonjë tension në ambientin e punës, do të jetë i pashmangshëm. Shmangni përplasjet, për të mos humbur vlerësimin e eprorëve.

Akrepi

Do të jeni shumë sensualë dhe pasionantë, por emocionet do të jenë të luhuatura. Në zemrën tuaj ndoshta mund të ketë stuhi, mundohuni që ta dominoni. Ata që janë vetëm, ndoshta duhet të pranojnë faktin që ndjenjat kundër ish-it nuk janë shuar ende.

Në punë do të shijoni në maksimum mbështetjen e yjeve, kështu që do të jetë një periudhë e favorshme për të vënë në jetë projekte të reja.

Shigjetari

Do të jeni shumë të komunikueshëm dhe të hapur për dialog, kështu që jepuni prioritet situatave që keni përzemër për të pasur më shumë qartësi dhe harmoni. Ata që janë vetëm do të marrin stimujt e duhur për të zgjuar interesat e tyre, por vetëm në kokë dhe jo në zemër. Në punë kthjelltësia juaj do ju lejojë që të çoni përpara raportet e punës në mënyrat më të mira të mundshme.

Bricjapi

Kjo do të jetë një ditë speciale për të dashuruarit të cilët do të ndihen në qiellin e shtatë dhe do të nisin të bëjnë plane për të ardhmen. Nëse jeni vetëm dhe keni një ëndërr në sirtar, mundohuni që ta realizoni. Në punë ekziston rreziku i tensioneve, kështu që mundohuni të ruani qetësinë.

Ujori

Ndoshta situata në çift nuk është tamam ajo që dëshironi, por mundohuni të nxirrni më të mirën nga ajo që keni. Forca e dashurisë do ju ndihmojë që të kapërceni çdo pengesë. Emocionet do të bëjnë që t’iu dridhet zemra atyre që janë vetëm, të cilët do të kenë dëshirë për përkëdhelje dhe romanticizëm. Kjo është një ditë e mirë për të projektuar punët e ardhshme. Priten ndryshime që kanë të bëjnë me pozicionin tuaj aktual.

Peshqit

Në sajë të favorizimit të planetëve do të arrini që të zbuloni emocione të reja shumë të thella, të qëndrueshme dhe jetëgjata, të cilat do i bëjnë mirë zemrës. Pasioni do ju ofrojë atyre që janë vetëm kënaqësi intensive si dhe takime të reja të cilat premtojnë shumë për të ardhmen. Pritshmëri të mira janë edhe në sferën profesionale, ku investimet në karrierë do të rezultojnë të frytshme./noa.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook