Lidhu me ne

Kryesore

Pabesi dhe një pështymë nga Erdogan në fytyrën e “shtetarëve” të Kosovës  

Ajo që ndodhi në Kosovë i meriton të gjitha analizat. Kushtetuta dhe ligji kanë rënë në tokë. Kosova mund të jetë çdo gjë, por vetëm subjekt i denjë për t’u quajtur shtet jo.
Rrëmbimi i gjashë shtetasve turq që strehoheshin dhe banonin në Kosovë me urdhër të presidentit turk, Erdogan, realizuar dhe kryer nga shërbimet turke me miratimin e dy zyrtarëve është një akt që ka poshtëruar në çdo drejtim institucionet e Kosovës.
Erdogan nuk nguroi madje të shkonte më larg kur deklaroi se edhe kryeministri i Kosovës do ta paguante që shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete që u bënë dorëzanë të këtij akti. Një pështymë në fytyrë për kapadainjtë e pabythë politikë të Kosovës që njësoj si vëllezërit në Tiranë janë të zotë të gëlltisin çdo gjë që u thuhet nga jashtë.
Ky është akti i parë që Turqia ndërmori në këtë formë ndaj gulenistëve. Në Shqipëri ajo arriti të merrte një person, por me vendim gjykate. Në Greqi ka 8 ushtarë që i akuzon si pjesëmarrës në grusht shteti dhe nuk po ndërmerr operacione rrëmbimi.
Kaq pak duhej që i ashtuquajtur shtet i Kosovës të shfaqej për atë që është: një hiç i madh, i zoti vetëm të vjedhë njerëzit e vet dhe të shesë miqtë.
Për këtë paturpësi është prononcuar edhe kreu i kishës katolike në Kosovë, sipas të cilit kemi të bëjmë me tradhëti. Në fakt fjala e duhur është Pabesi dhe ky akt do të duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë ata që ende i besojnë përrallave të “mikpritjes shqiptare”. Apo të Besës së shqiptarit, që është më shumë një temë fabulash përkëdhelëse që nuk ka të bëjë me këto që shohim.
Në fund aspekti njerëzor mbetet më gjatë sesa aktet e politikës dhe të shtetit dhe parë në këtë vështrim, akti në fjalë mishëron një hile dhe tinëzari që nuk përputhet me asnjë normë.  Mikun është mirë të mos e pranosh kur nuk ngre dot brekët e tua. Dhe këtë do ishte mirë ta mësonin edhe muxhahedinët iranianë në Tiranë. /Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook