Lidhu me ne

Aktualitet

-Pini drogë zotni?

PINI DROGË, ZOTNI?!

 

Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një femër. E gjatë. Bluxhinse. Të “shqyera”. Atlete të bardha. Alta moda!Mendova… Në kokë një kapuç. Pse?!
Ndaloi tre hapa para meje. Zgjati dorën, nga jashtë gardhit, para një tavoline. Ishin ulur katër vajza.
-Më falni 100 lekë?
-Xheni! Nuk të vjen turp që lyp?-I tha një nga vajzat, duke i lëshuar disa monedha në dorë!
Vajza nuk foli. Futi dorën në xhep. Nxori ca monedha. Zuri ti numërojë.
-Dreqi e mori! Duhen dhe pesë mijë lekë.
Mërmëriti dhe zgjati dorën në një tjetër tavolinë. Dora i mbeti “kobure”. Përsëriti ritin. Mori një të sharë “vënçe”.
Nxora nga xhepi pesë mijë lekë. Ja zgjata. I përlau si e babëzitur. Më tha:
-Pini drogë zotni?
-Jo!
-Paratë më duhen për drogë?!
-E kuptova!
-Më duke futyrë e njohur?!…Mund të më ofrosh një pije. Me një kusht: mos kërko seks?!
-Nuk besoj?!
U ulëm. Hoqi kapuçin! Ruana Zot! Kurrë nuk kisha parë fytyrë femre, të “mballosur” me pirsa. Pesë-gjashtë nëpër veshë. Në hundë. Në vetulla. Në buzë. Një në mes gjuhë!…Porositi xhin. Edhe unë, për të mos u dukur demode. Nisi të flasi pa e pyetur:
-Fitova bursë. Për gazetari. Në Bullgari. Universitet i Sorosit. Pa filluar mirë shkollën, disa studentë nga Tirana, më ftuan në Pub. Muzikë, pije, cigare. Të mbushura me marjuanë. Nuk pranova ta thith, kur cigarja bëri xhiron e parë. Në xhiron e tretë e provova. Nuk më shijoj…Kjo skenë u përsërit disa herë. Pa pagesë… Kaluan dy muaj. Një natë më ofruan edhe një pije. E ëmbël. Mu morën mentë. Mu mbyllën sytë…U zgjova në një krevat dopio. Në krah flinte një djalë…Nuk ngihesha dot. Ndjeva dhimbje mes shalëve. Çarçafi ishte bërë me gjak. Isha çvirgjëruar…
-U zgjua djali. Ishte bullgar. Mora vesh, se bullgari djale bisesmeni, kishte paguar një grusht me euro, sepse isha e virgjër. Dy javë pashë parajsën me bullgarin. Të tretën javë u zhduk me një tjetër virgjëreshë…
Vazhdonte skenari i vjetër. Por tashmë xhirot me cigare, kushtonte 10 euro…
Muajin e pestë nisëm të mblidheshim në një apartament. Djem e vajza. Drogë dhe seks. Droga dhe seksi kalonin “dorë më dorë”. ..
-Nisa të kërkoj para nga shtëpia. Justifikimi? Libra. Konsulta. Ushqime…Paratë për drogë kurrë nuk dalin…
-Nisa vitin e dytë. Disa javë shkollë. Pastaj gjumë ditën. Zgjuar natën…Mungesat në seminare u bënë tërkuzë…Më përjashtuan…
-U ktheva në Tiranë. Droga sheshit. Në fillim nëpër shkallët e pallateve. Me shiringa. Lugë e çakmak në dorë. Jo rrallë përfundonim nëpër apartamente. Drogë e seks kolektiv, varjant bullgar! Ke provuat drogë?
-Dy herë. Së pari. Pranverë 2010. Grup pune me Genc Rulin në Tepelenë dhe. Gjirokastër. Mora leje nga takimi në Tepelenë. Një telefon Kryetarit të Komunës në Lazarat:
-Dasho! Jam me zëdhënësen e shtypit të ministrit Ruli. Mund ta pimë kafenë në Lazarat?
-Nder i madh kur pi kafe me nje politikan të dështuat!
U ulëm në kafene. I them kryetarit:
-Po plakem pa provuar nje herë marjuanën.
-Bledo! Na sill nje kaush me marjuanë! -Bërtiti Kryetari.-
Erdhi djali. Më la në dorë kaushin.
-Me siguri nuk di si përdoret.-Tha Dasho.-Merr nje cigare. Zbraze nga duhani. Mbushe me marjuanë. Ndize me çakmak.
U ktheva në shtëpi. E ndeza në sy të gruas. E thitha tre katër-herë…Kandari në gjumë…
-Me gruan, marjuana është nul,-qeshi Xhemi,-Më trego bëmën e dytë.
-Vjet Isha në Greqi. Bashkë me gazetarët e Fiks-Fare. Mes natë. Rreth tavolinës u bëmë pesë. Bisesmeni -sebepçiu që na ftojë. Një mik i tij grek. Filipi dhe unë. Whisky u derdh lumë. Kur thamë shishen e dytë nisi të flasi bisesmeni:
-Është një tullumbac. I fryrë. Çfryhet duke lëshuar drogë. Të porositim djemtë?
-Ok!-Thamë në kor.
Kaloi gjysëm ore. E pimë edhe shishen e tretë.
-Pa ardhur tullumbaci, unë nuk ngrihem nga tavolin.
Erdhi një djalë.
-Nuk gjetëm tullumbacë. U kam bërë dy cingarë. Kur nuk ke pulën , ha sorrën,- tha djali.
-E kaluam cigarin dorë më dorë.Tre katër herë…Morali. Fletëm të dy si qingja: unë dhe kandari…
-Po të pish një shishe me whisky, marjuani “ikën” me bisht në shalë, -qeshi Xhemi.- Mund të shkëmbejmë telefonat?
Kaluan dy javë…Alo!…I bëra sms…Pa përgjigje…E persërita telefonatën javën e parë të prillit…
-Alo…Kush jeni?
-Jam një mik i Xhemit?
-Jam infermjerr. Xhemi ka 10 ditë në spitalë. E gjeti policia të droguar dhe pa ndjenja në shkallët e një pallati…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook