Lidhu me ne

Kryesore

Vizita e Patriarkut rus Kirill në Tiranë përmes FOTOSH

Këtë fundjavë, vizitoi Tiranën Patriarku rus Kirill. Bashkë me Kirill në Shqipëri mbërritën edhe njësi speciale Ruse, të cilat u angazhuan për të garantuar sigurinë e tij.

Kjo është vizita e parë e zhvilluar nga një Patriark që vjen nga rusia dhe vetë Kirill e ka quajtur këtë si një vizitë historike, që në momentin kur dha lajmin që do vizitonte Shqipërinë.

Pjesë e vizitës në Shqipëri, janë edhe takimet me krerët më të lartë të shtetit. Përgjatë dy ditëve Kirill do të takohet edhe me krerët e shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama.

“Shpresoj se me mëshirën e Zotit në fund të këtij muaji do të realizohet vizita ime zyrtare në Shqipëri. Do të jetë vizita e parë në histori e primatit të Kishës Ortodokse Ruse në Kishën Ortodokse të Shqipërisë, e cila po përjeton sot periudhën e ringritjes pas asgjësimit të plotë të fesë, të çdo simboli fetar dhe çdo shprehjeje të ndjenjës fetare si pasojë e persekutimeve më të ashpra ndaj kishes në këtë vend në shekullin XX”, është shprehur Patriarku i Moskës.

Kirill mbërriti në Tiranë rreth orës 16:00 të së shtunës, në aeroportin e Rinasit. Aty ai u prit nga kryepeshkopi Anastas Janullatos si edhe nga Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Aleksandër Karpushin. Më pas ai i është drejtuar kishës Ortodokse sëbashku me Janullatos.

Në këtë kishë, në Katedralen Ortodokse Shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”, për herë të parë u organizua një meshë e shenjtë nga patriarku rus.

Gjatë vizitës në Tiranë, Patriarku Kirill e ka vlerësuar si pikënisjen e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy kishave, duke u kujtuar nga Kryepeshkopi Janullatos, për kohën kur Shqipëria ka qënë një vend ateist.

“Kam mbërritur këtu me emocione të ndritshme. Unë e vlerësoj këtë mundësi të bashkëndaj me Ju gëzimin e Pashkës së Shenjtë, të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit të përbashkët (Rom. 1:12) dhe të përulem para vendeve të shenjta të tokës shqiptare. Shpresoj se me ndihmën e Zotit vizita ime paqësore të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Kishave tona Orthodhokse Lokale vëllazërore.”, tha Kirill.

Kujtojmë se kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999.

Në Moskë, në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit, Kryepiskopi Anastas është nderuar me Çmimin “Për kontribut të shquar për unitetin e Orthodhoksëve” (2008).

Në mbrëmjen e së dielës, presidenti Ilir Meta shtroi edhe një darkë në Pallatin e Brigadave për nder të patriarkut rus.

Sakaq, mëngjesin e sotëm Kirill pritet që nga çasti në çast të takojë sërish presidentin Meta, e më vonë edhe kryeministrin Edi Rama.

Në fund të vizitës së tij në Tiranë, Kirill do të vizitojë dhe Manastirin e Shën Vlashit në Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook