Lidhu me ne

Sport

Buffon ‘var këpucët në gozhdë’, dritëhijet e një kampioni të madh (Profil)

Pas 23 vitesh karrierë portieri legjendë i Juventusit por edhe i kombëtares italiane, Buffon, ka varur këpucët në gozhdë.
Në karrierën e tij të gjatë, gardiani ka mbrojtur për 17 vite me radhë, portën  e Juventusit, duke i dhënë fund me takimin e fundit ndaj Veronës. Buffon llogaritet si një nga portierët më të mirë në botë dhe është i vetmi portieri që ka ftuar çmimin Lojtari i sezonit në Serinë A.
Me 167 ndeshje me kombëtaren italiane ai është lojtari me më shumë prezenca me axurrët dhe pëveç kësaj ka fituar 12 herë trofeun portieri më i mirë i kampionatit italian.
Në karrierën e tij të gjatë, Buffon ka fituar 23 trofe, ku përfshihen 9 tituj kampionë, 5 kupa Italie, 6 superkupa Italie, një Kupë UEFA dhe një Kupë Bote.
Por përveç titujve dhe lavdisë, karriera e tij është shoqëruar edhe me dritëhije, siç janë akuzat ndaj tij për përfshirje në baste të paligjshme në vitet 2006 dhe 2012.
Buffon është akuzuar për pritje fashiste gjatë kohës që ishte te Parma për shkak të shkrimit të një bluze që mbante veshur, por kërkoi publikisht falje duke thënë se nuk ishte e qëllimshme pasi nuk kishte njohuri për simbolet e fashizmit. Ai e ka pranuar se ka luajtur skedina, por e ka mohuar se ka vënë bast për ndeshjet në Itali.
Buffon vjen nga një familje sportistësh pasi babai i tij ka qenë peshëngritës, e ëma hedhëse disku, dy motrat e tij kanë qenë volejbolliste kurse daja i tij ka qnë basketbollist.
Një karrierë e mbushur me suksese dhe lavdi, ku mungon padyshim një Ligë Kampionesh pas 3 finaleve të humbura nga Juventusi në periudhën e Buffon.
Pas rënies së Juventusit në Serinë B pas skandalit ‘Calciopoli’, ai nuk e braktisi ekipin po qëndroi në kategorinë inferiore duke treguar se është një kampion i madh.  Pavarësisht gjithçka ka shoqëruar karrierën e tij, Buffon mbetet një nga portierët dhe sportistët më të mëdhenj në Itali.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook