Lidhu me ne

Kryesore

KE: Shqiptarët, më mosbesuesit ndaj njëri-tjetrit në Europë

“Burri kur jep fjalën ther djalën”, “Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then”. Prej shekujsh besa e shqiptarëve ka qenë një nga karakteristikat kryesore, që ka kushtëzuar dhe zhvillime të rëndësishme historike. Por, tashmë karakteristika e besës është kthyer në një mit. Realiteti qëndron ndryshe, teksa nga anketa për Cilësinë e Jetës së Europës, ku përfshihen vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rezulton se shqiptarët të jenë populli më mosbesues i Europës.  Në anketën e zhvilluar për Cilësinë e Jetës nga Komisioni Europian një seksion të veçantë e zinin edhe çështjet e besimit dhe tensionet sociale. Duke filluar që nga marrëdhëniet ndërpersonale dhe deri tek ato institucionale si qeveria, parlamenti, sistemi ligjor apo media, shqiptarët janë shprehur mosbesues (besim i ulët).
Për  pyetjen “A mund të thoni se pjesa më e madhe e njerëzve mund të besohen apo se nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm në marrëveshje me njerëzit?”,  Shqipëria shënoi pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 5.2 pikë, ku rekordin për besimin ndaj njërit tjetrit e kanë Danimarka dhe Finlanda. Në rajon, pas nesh, më pak besim tek njërit tjetri e kanë maqedonasit, me 3 pikë dhe më të lartë turiqit, serbët e malazezët. Interesante është që në rastin e Shqipërisë, besimin më të ulët e shfaqin ata që janë në punë (2.3), ndërsa të papunët priren të besojnë më shumë tek njëri-tjetri (2.5).
Problemet me besimin shkojnë përtej marrëdhënieve ndërpersonale. Mosbesimi është i lartë edhe te institucionet. Edhe për sa i përket besimit te parlamenti, Shqipëria ka shënuar gjithashtu pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.6 pikë.
Sistemi ligjor gjithashtu ka reflektuar mungesë besimi. Në  të gjithë Europën, shqiptarët kanë treguar se kanë besimin më të ulët, me 2.7 pikë.
Ndryshe nga sa më sipër, për sa i përket besimit në media, edhe pse më i ulët se mesatarja europiane, ai është më i lartë se në vendet fqinje si Maqedonia dhe Greqia, ku janë shënuar pikët më të ulëta në Europë. Besimi në media në Shqipëri shënoi 4.6 pikë, ndërsa mesatarja europiane shënoi 4.8 pikë.
Besimi në polici ka shënuar 5.6 pikë, më ulët se mesatarja e europiane prej 6.4 pikësh. Vendet si Finlanda, Danimarka apo Austria reflektojnë besimin më të lartë në polici, ndërsa më të ulëtin Maqedonia, Bullgaria dhe Sllovakia.
Ndër vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Maqedonia dhe Shqipëria kanë reflektuar besimin më të ulët ndaj qeverisë. Në Maqedoni besimi në qeveri shënoi 3.5 pikë, ndërsa në vendin tonë 3.8 pikë. Besimi është shumë më i lartë në vendet e tjera të rajonit, madje më lart se mesatarja e Bashkimit Europian. Në Serbi, besimi te qeveria shënoi 5.1 pikë, në Malin e Zi 5.3 pikë, ndërsa në Turqi besimi te qeveria shënoi 6.2 pikë.  I ulët ka qenë besimi edhe tek qeverisja lokale, ku në Shqipëri shënoi 3.9 pikë nga 5.6 që është mesatarja e BE-së.
Për sa i përket besimit në sistemin bankar, Shqipëria ka të njëjtin nivel si mesatarja e Bashkimit Europian me 4.9 pikë. Vendet kandidate kanë reflektuar besim të lartë tek bankat krahasuar me vendet anëtare të BE-së që u prekën më së shumti nga kriza financiare e vitit 2009 si Italia, Greqia, Spanja, Kroacia.
Kënaqësia me gjendjen aktuale të ekonomisë  është e dyta më e ulët në Europë, me 3.1 pikë. Më e ulëta është në Greqi, shteti që ka kaluar një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, me 2.4 pikë. Në Shqipëri, besimin më të ulët e kanë të papunët, me 2.9 pikë.
Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016- mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook