Cilat kombëtare janë favorite për fitimin e ‘Botërorit 2018’ sipas parashikuesve
Pas një jave nis ngjarja më e madhe sportive në rruzullin tokësor, Botërori i futbollit. Ky është kompeticioni i 21-të, që kësaj here zhvillohet në Rusi.
Qindra milionë tifozë anembanë globit mezi presin të shohin kombëtaren e vendit të tyre apo atë me të cilën janë tifozë duke shpresuar që në fund të festojnë fitimin e trofeut.
Deri tani kombëtarja më e suksesshmë është Brazili me 5 tituj, Gjermania e Italia kanë nga 4. Nga 2 trofe kanë Argjentina e Uruguai, kurse Franca, Anglia e Spanja kanë nga një titull.
Cila kombëtare shihet si favoritja kryesore për fitimin e Rusi 2018?
Pjesa më e madhe e kompanive që merren me parashikimet e botërori por edhe analistët sportivë, vlerësojnë se Brazili dhe Gjermania janë fravoritët kryesorë për t’u shpallur kampionë bote.
Diferenca mes të dyjave është shumë e vogël dhe ndërsa Brazili ka bërë një fushatë eliminatore mbresëlënëse dhe duket i ringjallur pas turpit që pësoi në Botërorin e para katër viteve në fushën e tij, Gjermania jo vetëm që ka bërë të njëjtën gjë në kualifikueset e saj por është kampione e botës në fuqi.
Menjëherë pas dyshes Brazil-Gjermani, vjen Franca, një kombëtare e mbushur me talente dhe me mjaft potencë në të gjitha repartet. Kombëtarja e Deshamps, shihet si ekipi që mund të rivalizojë denjësisht për trofeun.
Spanja, Argjentina, Belgjika dhe Anglia janë kombëtaret që pasojnë listën e parashikuesve të botërorit si fituese të mundshme.
Edhe pse futbolli është lojë ku jo rrallë herë ka surpriza, në kompeticione të tilla surprizë mund të llogaritet ecuria e ndonjë kombëtareje jashtë pritshmërive që mund të kalojë fazën në grupe dhe ndonjë tur të fazës finale.
Kurse trofeu siç tregon historia pritet të fitohet nga ndonjë prej kombëtareve favorite, ku Brazili, Gjermania, Franca, Spanja e Argjentina janë padyshim kombëtaret që do të ndajnë mes tyre se ku do shkojhë botëori i 21-të.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu