Lidhu me ne

Aktualitet

Pagat e çmendura në Klan dhe lëkundja e Fevziut

Ujërat mediatike prej gati dy javësh janë turbulluar nga lajmi se Blendi Fevziu ka një ofertë të çmendur nga Top Channel, megjithëse ky televizion ka probleme të mëdha financiare. Pas gati 20 vitesh, emisioni më i rëndësishëm politik në vend po spostohej nga Klan në Top Channel.
Përtej debatit politik, apo asaj që Blendi Fevziu e thënë publikisht në lidhje me gazetarinë televizive qëndrojnë edhe konkurenca midis emisioneve sipas të ardhurave që gjenerojnë për drejtuesit e tyre.
Nga burime te TV Klan dhe një investigimi, CNA.al ka mësuar se më i paguari dhe me më shumë të ardhura nga emisioni, është Ermal Mamaqi me emisionin e tij, katër herë në muaj, “Xing me Ermalin”. Të ardhurat nga paga dhe reklamat shkojnë nga 380-400 mijë euro në vit.
Ardit Gjebrea, me “E Diela Shqiptare”, po me katër herë në muaj është rreth 300 mijë euro, përtej benefiteve të tjera.
Arjan Çani me “Zonë e Lirë”, shkon rreth 380 mijë euro, me “Zonën e tij të Lirë”, katër herë në muaj.
Rroga e Blendi Fevziut në fakt dhe të ardhurat vjetore duket të jenë sa gjysma, ndoshta më pak se e këtyre tre “big” drejtuesve, të cilët kanë në muaj emisione sa çka Fevziu në një javë, por ndoshta politikat dhe marrëveshjet për reklamat brenda emisioneve kanë bërë që tre emisione, kryesisht argëtim dhe humor të sigurojnë për drejtuesit e tyre të ardhura disa herë më të mëdha sesa emisioni më i rëndësishëm politik në vend, “Opinion”.
Kjo ndoshta është një nga problematikat kryesore që Blendi Fevziu ka me pronarin e Klan, Aleksandër Frangaj, prandaj dhe negociata mes tyre nuk ka përfunduar dhe ky është shtegu që ka gjetur Ben Blushi, për të çuar në Top Channel “Opinionin” jo vetëm si emisionin më të rëndësishëm politik në vend, por edhe si më të paguar./ CNA.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook