Lidhu me ne

Kryesore

Mbi 30% e vendimeve të rëndësishme në Shqipëri merren nga gratë

Mbi 30% e vendimeve të rëndësishme në Shqipëri merren nga gratë
Publikimi më i fundit i INSTAT, “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” pasqyron pamje të realitetit shqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë në fokus barazinë gjinore.
“Nga këto risi të publikimit mund të përmendim përfshirjen e lëvizjeve të brendshme për burra dhe gra në kapitullin e popullsisë, si dhe disa të dhëna mbi familjet shqiptare me një analizë gjinore”, ka thënë Drejtoresha e Përgjithshme INSTAT, Delina Ibrahimaj.
Ndërsa në fjalën e saj, Zv. Kryeministrja, Znj. Senida Mesi e vlerësoi këtë publikim si një mekanizëm mbështetës për politikat ndërkombëtare për barazinë gjinore.
Publikimi ka analizuar statistikat e vendimmarrjes, të cilat tregojnë sesa të fuqishme po bëhen gratë në politikë dhe biznes, si dhe në jetën e përditshme.
Niveli i përfaqësimit të grave në parlament ka arritur në fund të vitit 2017 përqindjen më të lartë (29 %) që prej vitit 2013, dhe përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 30 %. Përqindja e grave ndërmjet këshilltarëve të bashkive është 36,9 %. Pjesëmarrja e gruas në misionet diplomatike në vitin 2017 ka qenë në nivele të krahasueshme me burrat, ku përqindja e ambasadorëve gra ishte 27,0 % ndërsa gratë në pozicionin e Ministrit ishin 57,0 %.
Sipas “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, rezulton që lindin më shumë djem sesa vajza, por nga ana tjetër gratë jetojnë më gjatë sesa burrat. Përkatësisht, gratë jetojnë mesatarisht rreth 3 vjet më shumë sesa burrat.
Shëndeti është një tjetër temë e trajtuar nga publikimi, ku vendoset theksi tek sëmundjet që prekin më tepër shqiptarët dhe abortet.
“Në Shqipëri si për burrat dhe për gratë, vijojnë të jenë “grup sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat shkaktojnë 56,8 % të vdekjeve tek gratë dhe 50,7 % të vdekjeve tek burrat”,shkruhet në publikim.
Duke u ndalur tek shëndeti,  Znj. Ibrahimaj, theksoi se “këto shifra duhet t’u shërbejnë politikbërësve për të marrë vendime sa me të mira në lidhje me planifikimet buxhetore në shëndetësi. Siç shihet ndjehet dhe domosdoshmëria për të pasur një buxhet gjinor në vend ku politikat të jenë të fokusura edhe në implementimin e barazisë gjinore në praktikë”.
Abortet janë një tjetër aspekt i shëndetit kur vjen fjala për analiza gjinore. Të dhënat tregojnë se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort, i kryer më së shumti në grupmoshat 20-34 vjeç, që në pjesën më të madhe të tyre janë spontane (77,4 %).
Kur vjen fjala për arsimin, tek shkollimi parauniversitar mbizotërojnë djemtë, por shkollimi i lartë është i dominuar nga vajzat me rreth 60%.
INSTAT ka deklaruar se vetëm nëpërmjet një reflektimi të bazuar në statistika, mund të arrihet një qasje e fuqizimit të grave dhe vajzave për të rrëzuar barrierat strukturore ndaj barazisë gjinore.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook