Lidhu me ne

Kryesore

Akuza: Sulmet e tetorit 2015 në Ankara, u kryen nga ISIS me kërkesë të partisë së Erdogan

Një portal lajmesh turk, Ahval, ka lëshuar akuza shumë të rënda ndaj presidentit turk Reçep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij, AKP. Në një lajm të publikuar në datën 10 qershor, Ahval, pretendon se disponon një kopje të një raporti shumë sekret të Qendrës së Analizës së Inteligjencës së BE-së, EUINTCEN, sipas të cilit atentatit vetëvrasës i 10 tetorit 20015 në Ankara, u krye nga kamikazë të Shtetit Islamik të udhëzuar dhe kërkuar nga partia e Erdogan.
Media në fjalë shkruan se raporti është qarkulluar në datën 13 tetor, pra tri ditë pas atentatit që la të vrarë 109 njerëz dhe plagosi më shumës sesa 500 të tjerë dhe në të përshkruhet dinamika e tij dhe nxirren konkluzione.
Sipas pretendimeve të Ahval, raporti në fjalë evidenton faktin se tubuesit ishin kryesisht të majtë dhe simpatizantë të çështjes kurde, aty mungonte policia, autobuzët nuk u kontrolluan, çka çon në përfundim se atentati është kryer me dijeni dhe madje kërkesë të AKP-së së Erdoganit.
Atentati ndodhi pak muaj pas sulmit ndaj kudëve në Diyarabakir në 5 korrik dhe mbi një grup majtistësh në Suruç, të cilët planifikonin një marshim solidaritetit drejt Kobanit më 20 korrik.
Po kështu portali në fjalë sjell disa elementë të tjerë që shtojnë dozën e akuzës ndaj pushtetit aktual turk. Konkretisht, në seancë gjyqësore për këtë çështje, mbajtur në nëntor 2017, u bë e ditur se policia ndaloi përgjimin e kamikazit të ISIS, Yunus Emre Alagöz 11 ditë përpara sesa vëllai i tij, Yusuf të kryente sulmin në Suruç dhe tre muaj përpara sesa të ndodhte sulmi në Ankara. Po kështu, pas masakrës së tetorit, mjekëve iu deshën 44 minuta të mbërrinin në vendngjarje, ndërkohë që tri ambulanca që ndodheshin afër nuk kryen punën e tyre.
Akuza është shumë e rëndë dhe ajo priret të çojë ujë në idenë se politika antikurde e Erdogan ka qenë në themel të ndërhyrjeve të tij në Siri, në politikën e brendshme dhe madje duke mbajtur lidhje me ISIS. Një arsye që jepet për këtë goditje që nëse provohet se është bërë me dijeninë e AKP-së është kriminale, janë edhe rezultatet e zgjedhjeve të qershorit 2015, të cilat i diktonin Erdogan nevojën e një krize.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook