
Erion Veliaj, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk iu kanë shpëtuar dot gjuajtjeve me vezë dhe salcë të kuqe. Studentë dhe aktivistë në shenjë proteste kanë goditur Veliajn dhe Ramën me vezë vitet e fundit. Ndërsa Nikollën me salcë të kuqe, të cilën ia kanë hedhur në kokë.
Erion Veliaj
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është qëllur sot me vezë para futjes në hotel ‘Plaza’ ku do të zhvillohej dëgjesa publike për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Të rinjtë e FRPD-së i janë afruar Veliajt dhe e kanë goditur me vezë, ndërsa kryebashkiaku është përkulur për t’u shmangur. Më pas kanë ndërhyrë shoqëruesit e Veliajt që janë përplasur me të rinjtë.
“Ja lali Eri me krimin e vet. Oligarkë, Plehra. Barbarë. Dil këtu trimi i fortë.”, dëgjohen duke thirrur të rinjtë. Por ajo që u vu re është se Veliaj mundi të t’ju shmangej vezëve.



Lindita Nikolla
Në Nëntor të 2016 aktivistja e Lëvizjes “Për Universitetin”, Mirela Ruko, nuk hezitoi, por i derdhi një shishe me salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikollës. Sipas studentes kjo ishte shenjë e protestës në lidhje politikat që Nikolla po ndiqte për univeristetin.
Edi Rama
Në 2017 kryeministrit Edi Rama u godit me vezë në Universitetin e Shkencave Sociale, teksa ky i fundit ishte në një takim me pedagogët. Pas “sulmit”, policia arrestoi 8 studentët që qëlluan me vezë. Ata protestonin në kuadër të “Lëvizjes së Universtietit” për rritjen e tarifave të studimit.



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu