
Vrasjet që tronditën opinionin publik gjatë Qershorit nuik kanë qenë të pakta. Krimet brenda familjes kanë tronditur opinion publik gjatë këtij muaji. 7 viktima janë raportuar dhe krimet kanë qenë të paramenduara.
Duhet të themi se këto krimet kanë ndodhur brenda një afati kohor prej dy javësh.
Kryeministri Edi Rama flet për siguri në vend, madje nuk kursen as propagandën me grafikët që publikon, po realiteti tregon të kundërtën.
“Siguria publike është rritur”, thotë Rama por Shqipëria tronditet nga krimet e rënda.
RASTET:
Vret nënën dhe babain në Peshkopi
Më 7 qershor Qemal Sela vrau nënën dhe babain në banesën e tyre në Peshkopi. Krimin e rëndë e kreu me një armë kallashnikov që tha se e kishte feshur në bodrumin e shtëpisë para se të ikte në Angli.
Flamur Sela (55-vjeç) dhe gruaja e tij Zeqimete Sela mbetën të vdekur në vend. Qemal Sela u arrestua menjëherë nga policia.
Pas krimit të rëndë ai nuk ui shfaq i penduar. Madje u shpreh se të dy viktimat nuk ishin prindërit e tij.

Vrasja e dyfishtë në Don Bosko
Më 8 Qershor u trondit opinioni publik nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.
Xhafer Mata vrau të dashurën e tij me armë në rrugë dhe më pas veten. Xhuljeta Çuni, vetëm 19 vjeçe ndërroi jetë në moment, ndërsa i riu Xhafer Mata, 31 vjeç, ndërroi jetë në spital. Mata ishte i divorcuar dhe nga martesa ka pasur edhe një fëmijë të mitur 1-vjeç. Mata jetonte në banesë bashkë me prindërit e tij pas divorcit nga bashkëshortja.
Mësoghet se ai kreu krimin e rëndë pasi 19-vjeçarja nuk donte të vazhdonte lidhjen me të.

Burri vret gruan në Durrës
Pak ditë më parë pas një sherri banal Çlirim Shaholli vrau gruan e tij në Durrës. 42 vjeçari Çlirim Shaholli pranoi krimin e kryer dhe rrëfu se nga gjakënxehtësia ka shtyrë bashkëshorten Adriana duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Çifti ishte me origjinë nga Korça dhe janë prindër të 6 fëmijëve të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Çifti ka pasur edhe më parë konflikte të herëpashershme pasi burri konsumonte alkool dhe nuk punonte. Vitima ishte Ana Shaholli.

Gruaja vret burrin në Milot
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit ku Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarrin 42-vjeçarin Kujtim Donaj. Pas krimit autorja tentoi të largohet, por ka përfunduar në prangat e policisë.
Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.
Ajo e vrau burrin me kallashnikov dhe për krimin e rëndë ajo u pendua.

Vritet 60-vjeçari në Shkodër
Me një plum në kokë u vra 60-vjeçari Mehdi Kavaja, në punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai kishte një servis të tij.
Kavaja ishte duke punuar në servisin e tij si zakonisht, për riparimin e dorezave të makinave, kur papritur e qëllojnë pas koke me pistoletë.
Në fillim u mednua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët panë një vrimë në kokën e tij si dhe kanë gjetur një plumb./Podiumi.com


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu