Përballja mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në “Opinion” në Tv Klan është debati më i famshëm dhe më i ndjekur në vend, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Dy liderët politikë të asaj kohe “rrahën” mendimet ballë për ballë, nën moderimin e gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu. Ishte hera e parë që liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997. Filozofitë dhe mendimet e ndryshme politike që i ndanin ishin të mëdha, por në fund të emisionit që zgjati 2 orë, debati u mbyll me një shtrëngim duarsh Nano-Berisha.
INTERVISTA E PLOTË













Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu