Lidhu me ne

Kryesore

Në Shkodër ka ra zjarr! 

Opinion nga Ardit Haxhija profesor ne  American College of the Middle East
Para shumë vitesh në një nga nën-zonat e Shkodrës lindi shprehja e famshme ‘ka ra zjarr në Bushat’. Sigurisht në një vend fushor si Shkodra një shprehje e tillë përbënte çudi. Ishim mësuar me ujin po jo me zjarrin. Fatkeqësisht nga ajo ditë e tutje, u mesuam dhe me zjarret e shpeshta, më së shumti ne zonen e Taraboshit. E çuditshme për shkodranët, teksa shihnin të digjej një nga gjërat e shenjta të atij qyteti, rrinin e bënin sehir kafeneve. Mbase me shpresen se ishte larg shtëpive te tyre, mbase me shpresen se po shihnin ëndërr, ose mbase mbase me shpresen se do binte shi e nuk nevojitej ndihma e tyre.
E teksa ditet kaluan, kaluan edhe vitet, ato zjarre nuk u shuan më nga ai qytet. U futen drejt e në zemer të Tij, për t’i bërë shpërfytyrimin më të madh që i është bërë ndonjëherë. Ai zjarr i shndërruar në armë, po shkaterron çdo qelizë të atij qyteti. Ai zjarr i shndërruar në krim, po merr jetë çdo ditë, po shkaterron familje, po shkatërron të ardhmen, po shkaterron Shkodrën. Dita ditës, Shkodra po e humb qytetarinë, shkodranët po e humbin mirësinë dhe Shqipëria po humb bukurinë. Shkodren po e djegin dita ditës ata shkodranë, baballarët e te cilëve e mbrojtën me jetë. Shkodrën po e djegin ata shkodranë që i bien gjoksit nga mëngjesi deri në darkë, ‘jam prej Shkodret’. Shkodren po e djegim ne që ikëm. Shkodren po e djegin ata që qëndrojnë aty çdo ditë e nuk flasin.
Shkodra sot ka nevojë nga çdokush një kove ujë. Shkodra sot ka nevojë për të majtë e të djathtë, pushtetarë e jo pushtetarë, të pasur e të varfër, qytetarë e fshatarë. Shkodra ka nevojë që t’i kthehet identiteti. Shkodra ka nevojë t’i kthehet nderi. Shkodra ka nevojë t’i kthehet dinjiteti.
Shkodra nuk është Siçili.
Shkodra nuk është Kolumbi.
T’i kthejmë Shkodrës atë që i kemi vjedhur prej vitesh, që Shkodra të mos mbetet në histori si, ‘Na ishte njëherë një qytet i quajtur Shkodër’./Podiumi.com
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook