Një grua, Redi Kola, i ka kërkuar një përqafim kryeministrit Edi Rama pas zgjidhjes së problemit të saj me pronën vetëm pas denoncimit në portalin qeveritar.
“Kam tetë vite që përpiqem me mish dhe shpirt, me luftë, jam nënë 63 vjeç, ato dy vajza të vogla 10-vjeçare i kam lindur në moshën 53 vjeç. Rrija ditë e natë në hipotekë, përgjigje nuk më jepnin. O Zot ku me shku. Me atë pronë unë mund të shes, ta lëshoj me qira që të rris fëmijët e mi, t’i shkolloj, t’i bëjë të denjë për këtë vend, t’i bëjë të denjë për ju Edi Rama, që na dhatë mundësinë. T’iu përqafoj të lutem. Vajzat e mia donin të vinin, por nuk mundën dhe më thanë bëje një foto me Edi Ramën. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, kjo është dita e dytë më e lumtur, njëherë kur linda fëmijët dhe njëherë kjo,” u shpreh zonja.


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu