Lidhu me ne

Kryesore

George Soros: Barack Obama është zhgënjimi im më i madh

Miliarderi amerikan, George Soros, tha se ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ishte “zhgënjimi më i madh” i tij, gjatë një interviste të gjatë për “The New York Times” botuar të martën, teksa dha përshtypjen se po distancohej nga politikat partizane.
Donatori i pasur liberal, i cili njihet si mbështetës i hershëm i ish-presidentit Obama në garën e tij presidenciale në vitin 2008, tha për “The Times” se Obama “është me të vërtetë zhgënjimi im më i madh”, përpara se të sqaronte se ishte i pakënaqur më shumë në planin profesional, sesa me presidencën e tij.
Në një pjesë tjetër të intervistës, ai i tha gazetës se Obama “mbylli derën” për të, pasi siguroi presidencën.
“Ai më mori në telefon për të më falenderuar për mbështetjen time dhe telefonata do zgjaste rreth pesë minuta, por më pas unë e ngacmova në bisedë dhe më pas ai telefonata u zgjat edhe për 3 minuta të tjera, kështu që ia dola mbanë ta mbaja për 8 minuta në telefon” – tha Soros.
Soros i tha gazetës se shpresonte që Obama ta konsultonte për çështjet ekonomike dhe financiare dhe se Obama njihej si person që ndihmën e të tjerëve e merrte si detyrim ndaj tij dhe se i linte pas dore ata.
Soros, i cili gjithashtu derdhi miliona dollarë në garën presidenciale të kandidates tjetër demokrate, Hillary Clinton, në zgjedhjet e vitit 2016, nuk rrëfeu nëse do e mbështeste senatorin demokrat Bernie Sanders, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por tha se kur vjen puna tek politika “nuk dua të jem domosdoshmërish demokrat”.
Gjatë intervistës, Soros, vlerësoi senatorin e Arizonës, John McCain dhe tha se përparësia kryesore e aktivizmit të tij politik ishte të nxiste raportet bipartizane – duke vënë në dukje se republikanët e së djathtës ekstreme, e kishin detyruar që të bëhej financues i demoratëve.
Por, ndërsa demokratët i kanë drejtuar sytë nga muaji nëntor ku do kërkojnë të fitojnë zgjedhjet afatmesme për të rifituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, qëllimi afatgjatë i demokratëve është fitimi i zgjedhjevce presidenciale në vitin 2020, ku Soros do të japë mbështetjen e tij financiare.
Soros ka paguar 15 milionë dollarë për të mbështetur demokratët në zgjedhjet afatmesme dhe tha për gazetën se për çdo mbështetës të Donald Trumpit, do ketë më shumë se “se një armik të Trumpit, që do të jetë më i përqendruar, më i vendosur”.
Kur u pyet se ku e gjen ideologjinë e tij politike, Soros i tha “The Times”: “Unë jam kundër së majtës ekstreme”.
“Ajo duhet të ndalojë, në mënyrë që të mos i mbajë në lojë ekstremistët në të djathtë”. 

Burimi Foxnews

*Intervistën e plotë të George Soros për New York Times mund ta lexoni këtu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike4 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar4 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook